22.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

A do të jetë Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit edhe pas formimit të Qeverisë Hoti?! Kështu përgjigjet ajo

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka folur edhe për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në dialogun Kosovë- Serbi.

- Advertisement -

Sipas saj, Rusia është një vend që synim e ka destabilizimin e rajonit, raporton Gazeta Blic.

“As Serbia e as Rusia nuk kanë synim stabilizimin e rajonit, por përkundrazi destabilizimin”, tha ajo, duke shtuar se kësisoj, Rusia nuk bën të jetë pjesë e këtyre negociatave.

Ajo tha se i vjen keq që Serbia edhe më tutje “trupin e ka në Evropë, por mendjen e ka në Rusi”.

- Advertisement -

Osmani është pyetur nëse do të jetë kryetare e Kuvendit, nëse do të formohet qeveria e re LDK- AAK- Nisma.

Ajo ka theksuar se “nuk mund të paragjykoj pa dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Dhe pastaj të shohim hapat tjera, dhe do të veprojmë”.

- Advertisement -

Sipas saj, tani për tani jemi në një situatë hipotetike, dhe çkado që komentoj, i bie që po e paragjykoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese.“Pasi të dalë vendimi, atëherë do të përgjigjem në pyetjen tuaj”, tha Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit