0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

A do të ketë rritje të çmimit të rrymës? Flet ministrja Rizvanolli

Rekomandime

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë raportimit para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka thënë se nuk mund të dihet saktë nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës.

Por, ajo tha se kjo ka ndodhur që nga vera në vendet tjera për shkak të rritjes së çmimeve në mbarë botën, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

“ZRRE ka hapur shqyrtim të jashtëzakonshëm në përputhje me kornizën ligjore në raste të tilla dhe kur ka kërkesa dhe kur janë të bazuara. Dhe në këtë rast janë të bazuara, sepse çmimet për energji elektrike dhe shpenzimet për import janë rritur dhe janë katërfishuar . ZRRE e bën punën si institucion i pavarur, por ne si qeveri jemi ne kontakt të vazhdueshëm për të parë analizat dhe rezultatet e tyre dhe vendimet e rekomandimet që do të japë dhe ne si qeveri do të bëjmë maksimumin që të mos ketë rritje dhe sidomos për familjet e varfra. Sa do të jenë nevojat dhe cilat do të jenë vendimet e ZRRE-së do të informohemi gjatë javëve në vijim”.

Në pyetjen e deputeti Pal Lekaj se “a ka qeveria tendenca për rritje të çmimeve”, Rizvanolli tha se kjo s’është punë e qeverisë.

“Këto çmime s’i cakton qeveria. Jemi duke i përmbushur premtimet dhe ne jemi në qeverisje kur ka rritje të çmimeve në nivel global. Janë kushte të jashtëzakonshme. Rritja e çmimeve ka filluar qysh prej verës dhe edhe pse ne kemi qenë të paprekur”.

- Advertisement -

Ndërkaq, për pagesën e rrymës në komunat veriore, Rizvanolli tha se këtë çështje do ta diskutojnë në diskutim të mbyllur meqë është e ndjeshme.

Në pyetjen se a do të ketë furnizim të bollshëm me energji, Rizvanolli tha se ka vështirësi.

- Advertisement -

“E dimë gjendjen e kapaciteteve gjeneruese që i kemi. Një termocentral 40 vjeçar dhe një 60 vjeçar. Është mrekulli në fakt që ne arrijmë të prodhojmë sa prodhojmë me një punë dhe përkushtim të madh të punëtorëve në KEK që punojnë në prodhim. E dimë që kërkesa gjatë dimrit e tejkalon dukshëm mundësinë e prodhimit. Kemi pasë raste të problemeve teknike. Në dimër situata janë më të vështira, s’mund të parashikohet sepse janë faktorë teknikë dhe të motit përveç krizës energjetike. Ajo çfarë mund t’iu garantojmë është se do të bëjmë maksimumin që të sigurohet furnizimi i qëndrueshëm për të gjithë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit