12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kush janë emrat e mundshëm që mund ta sfidojnë Vuçiqin për president

Rekomandime

Tashmë janë zbuluar disa nga emrat që mund ta sfidojnë Aleksandër Vuçiq në zgjedhjet për president që do të mbahen në prill të vitit 2022.

Kështu ka bërë të ditur profesori i pensionuar i filozofisë, Miodrag Zec.

- Advertisement -

Në një intervistë për nova.rs, Zec ka konfirmuar se ka pasur diskutime disa herë me partitë opozitare në Serbi rreth kandidimit të mundshëm të tij për president.

“Unë nuk e kundërshtojë një gjë të tillë. Të gjithë po diskutonin me mua, dhe unë thashë se s’dua asgjë. Në thelb nuk ka pasur ndonjë diskutim serioz për këtë, por disa mendojnë se kam merita politike. Kjo mbase mund të jetë e vërtetë, por s’do të thotë asgjë”, ka thënë Zec.

Në anën tjetër, ai ka shtuar se nuk e konsideron kandidimin për të garuar për president dhe potencon se në një pozitë të tillë duhet një person më i ri.

- Advertisement -

Zec nuk është anëtar i asnjë partie dhe është një kritik i ashpër i qeverisjes së Vuçiqit.

Nova.rs tutje shkruan se një nga emrat tjerë që po konsiderohet për kandidat për president është Bozo Prelevic, me profesion avokat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit