1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A do të kthehet në Kosovë, flet për herë të parë Elez Blakaj

Rekomandime

Ish-prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Elez Blakaj, i është lakuar emri ditëve të fundit. Ai përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për këtë çështje, si dhe ka komentuar deklaratat e politikanëve, duke mos përmendur emrat e tyre, të cilët kanë premtuar se do ta luftojnë korrupsionin.

Ai ka shkruar se “në Kosovë kemi një realitet të çuditshëm! Po ti dëgjosh partitë politike kur flasin për rend dhe ligj dhe kundër korrupsionit, të mbushet mendja se qytetari i ka fajet, sepse partitë politike për vetveten secila mbetët e pastër, madje e citojnë vetveten edhe si shembull!!!”.

- Advertisement -

Gjithashtu, ai ka shkruar se “në asnjë mënyrë nuk dua të bëhem pjesë e fushatës parazgjedhore, mirëpo e ndjej obligim per të sqaruar disa paqartësi lidhur me pyetjet dhe kërkesat e shumta nga ana e gazetarëve te ndryshëm ditëve të fundit, lidhur me faktin se emri im është përmendur gjatë kësaj fushate në kontekste të ndryshme, nga pozita e kryeprokurorit e madje deri ne atë nivel “se paskam kryer vepër penale” sepse paskam dhënë dorëheqje përderisa detyrën jam zotuar ta kryej nën betim!”

Postimi i plotë:

Përshendetje miq,

- Advertisement -

Kohë fushate e cfarë nuk dëgjon njeriu!

Fatmirsishtë që edhe në Kosovën tonë të dashur secili ka të drejtë ta shprehë mendimin e vet, pavarsishtë për çka dhe në çfarë cilësie flet, por në të njejtën kohë përmes atij mendimi na tregon edhe çfarë përfaqëson!

- Advertisement -

Në Kosovë kemi një realitet te quditshëm! Po ti degjojsh partite politike kur flasin per rend dhe ligj dhe kunder kurrupsionit, të mbushet mendja se qytetari i ka fajet, sepse partit politike për vetvetën secila mbetët e pastër, madje e citojnë vetevetën edhe si shëmbull!!! Krejt çfarë duhët bërë partitë politike sot për drejtësinë, është që të mos vazhdojnë ta bëjnë të njejtën gjë siç e kanë bërë deri me sot dhe te tregojnë vullnet politikë për pastrim (VETING) nga ekspert te pavarur ndërkombetarë, në mënyrë qe ata/ato i cili nuk e kalojnë vetingun të mos thirren në PERSEKUTIM!

Për të ardhur keq për personat e “pavarur” të cilët po transformohën e riciklohën për përfitime të ulta në këtë kohë, e aq më shumë kur flasin për “Drejtësi”, edhe pse askush më mirë se ata nuk e din të vërtetën! Personat e tillë ta kujtojnë atë garuesin i cili noton në drejtim të rrjedhës se ujit dhe i gëzohet faktin se arriti ta kryej garen i pari, plotësishtë i vetdijshëm se gara DUHET të zhvillohët në anën e kundërt të rrjedhës se ujit!

Në drejtësi, “nuk mund te vish tek e drejta në mënyrë të pa drejtë”, e këtë duhet ta ketë parasysh secili që thirret, përfaqëson dhe zbaton drejtësinë. Në anën tjetër Meritokracia në Kosovë është standard i lartë – fatkeqsishtë, e thëm këtë sepse personat “jokompetent” në Kosovë, jashtë vendit po konsiderohen të vlefshëm dhe investim i gatshem për treg- E TMERRSHME!!!

Në asnje mënyrë nuk dua të bëhëm pjesë e fushatës parazgjedhore, mirëpo e ndjej obligim per të sqaruar disa paqartësi lidhur me pyetjet dhe kërkesat e shumta nga ana e gazetarve te ndryshem ditëve të fundit, lidhur me faktin se emri im është përmendur gjatë kësaj fushate në kontekste të ndryshme, nga pozita e kryeprokurorit e madje deri ne atë nivel “se paskam kryer vepër penale” sepse paskam dhënë dorëheqje përderisa detyrën jam zotuar ta kryej nën betim!

– Kjo e fundit aq sa është tragjike është edhe qesharake …. por me sportivitet po i përgjigjëm kësaj pyetje: Kur ti kryni dorëheqjet tjera nën betim mirësevini edhe tek unë…!

– Lidhur me pozitën e Kryeprokurorit, të gjithë e dim se ka kritere, rregulla dhe procedura të veçanta (sepse është pushtet i ndarë) dhe askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund ta caktoj dike në këtë pozitë sepse nuk është pjesë e ekzekutivit. Andaj nese dikush tjetër e ka kuptuar ndryshe dhe mendon se është e mundur, e ka plotesishtë gabim. Ashtu qe sekseret mos të lodhen dhe as mos të friksohën se nuk kanë nevojë të harxhojnë enërgji për ndonje arsyetim, se Leken aty e kanë… Ashtu që nese, do këtë vullnet për Veting (heret apo vonë) dhe do aplikohet parimi i Meritokracisë jam i sigurtë se zgjedhje do kishte mjaftë për çdo pozitë!

– Po ashtu jam i vetdijshëm se shumë kush ka pritur që do ta bëjë levizje në drejtim të politikës, mirëpo e konfirmoj se nuk kam pasur dhe nuk kam synime të tilla, sepse si përfaqësues i drejtësisë ASNJEHERE NUK MUND TE JESH I PAVARUR DHE I PAANSHËM NE SY TË QYTETARIT, pavarsishtë pjekurisë profesionale. Poashtu, e konfirmoj se cdo veprim i ndermarrë, NGA KUSHDO QOFTË, i cili do ti shërbej drejtësisë dhe përmirsimit të saj do jem i gatshëm ta përkrahë, sepse kjo ma kujton edhe një thënje te Dr. Prof. Esat Stavilecit i cili thoshte “Më shumë e përkrahi politikën e cila i ka rrënjët në drejtësi se sa drejtësinë e cila i ka rrënjët në politkë”!

– Ndersa lidhur me kthimin tim “e di që shumë kush e mirëpret e gëzohet”, jam deklaruar më heret për këtë çeshtje!

Në përfundim, përveq miqve dhe qytetarve te shumtë, dua ti përshendes hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët të cilet në vazhdimsi po me shkruajnë dhe po interesohën, e për këtë ju falenderojë dhe u jam mirënjohës!

Me respekt,

Elezi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit