15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

A do të rritet çmimi i rrymës në Kosovë? Merret vendimi

Rekomandime

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) sot ka marrë vendim që të mos ketë sivjet rritje të çmimit të energjisë elektrike.

- Advertisement -

Sipas vendimit të Bordit të ZRRE-së, çmimet e energjisë do të jenë ato të vitit të kaluar deri në prill të vitit të ardhshëm, më 2022.

“Në këtë seancë janë aprovuar tarifat e energjisë elektrike për vitin tarifor 2021, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT); Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO). Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët me Shërbime Universale të Furnizimit do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Bordi po ashtu ka shqyrtuar edhe disa ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera të ndërlidhura me rregullimin e sektorit dhe funksionimin e Zyrës së Rregullatorit.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit