9.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Petkoviq-Osmanit: Serbia s’është kancerogjene, politikanët në Kosovë ta pranojnë realitetin për Asociacionin

Rekomandime

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se “Serbia është kanceri i Evropës për shkak të rolit të saj destabilizues në rajon”.

Ai ka thënë se “Serbia nuk është kancerogjene, siç tha Osmani, por deklarata e saj është kancerogjene”.

- Advertisement -

Në një komunikatë për media të zyrës së Petkoviq thuhet më tej se “qëllimi i presidentes së Kosovës ishte i qartë që të tentojë të provokojë një krizë të re në Kosovë me retorikë nxitëse dhe të imponohet si një faktor i rëndësishëm politik në Prishtinë me deklarata dhe veprime anti-serbe”.

Ai mes tjerash ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, formimi i Asociacionit do të jetë tema kryesore në takimin e radhës në Bruksel, të konfirmuar nga Bashkimi Evropian dhe për këtë, siç thotë Petkoviq, “është koha që Vjosa Osmani dhe politikanë të tjerë shqiptarë ta pranojnë sa më parë këtë realitet dhe të nisin procedurat për formimin e Asociacionit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit