1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A e bëjnë mutacionet koronavirusin më pak të dëmshëm?

Rekomandime

Njëra prej gjërave që e bën zhvillimin e një vaksine apo ilaçi efikas kundër koronavirusit kaq të vështirë është fakti që virusi ndryshon vazhdimisht me kalimin e kohës.

- Advertisement -

Rreth gjashtë muaj para pandemisë, studiuesit kudo në botë kanë regjistruar tashmë 100 variante të ndryshme të SARS-CoV-2.

Ky është një zhvillim normal, sepse materiali gjenetik i viruseve gradualisht pëson mutacione, duke krijuar nëntipa të rinj. Këto mutacione gjithashtu mund të ndryshojnë karakteristikat e një virusi, duke bërë që ai fillestari të dobësohet apo të bëhet edhe më agresiv.

Këto variante të ndryshueshme gjithashtu tregojnë pse një virus mund të shkaktojë valë infeksioni me ashpërsi të ndryshme në rajone të ndryshme të botës dhe pse infeksionet gjithashtu mund të avancojnë shumë ndryshe te njerëz të ndryshëm.

- Advertisement -

Frika nga vala e dytë e virusit në Kinë

Kina, vendi prej nga u shfaq fillimisht pandemia, kryesisht e ka vënë nën kontroll përhapjen e SARS-CoV-2, duke vendosur kufizime të rrepta për lëvizjen. Ama javët e fundit raste të reja të infeksioneve janë evidencuar te personat që ktheheshin nga jashtë.

- Advertisement -

Megjithatë, tani infeksionet e reja janë raportuar përsëri në disa provinca kineze, dhe këtë herë infeksionet qartazi kanë burimin nga brendia e Kinës.

Testet fillestare kanë treguar po ashtu se një variant i ri i virusit me sa duket po qarkullon tani në Kinë. Varianti i SARS-CoV-2, që aktualisht po qarkullon në Pekin, ndryshon paksa nga ai që kishte mbërthyer më herët Kinën, ka thënë epidemiologu Zeng Guang nga Byroja Kineze e Shëndetit, ka raportuar e përditshmja “Global Times”. Rezultatet tani do të krahasohen me analizat nga vendet e tjera për të gjetur gjurmët e virusit.

Një burim i ri i bartjes së virusit?

Testimi i fundit i infeksioneve me virus ka nxitur autoritetet kineze të shëndetit që t’i bllokojnë pjesët më të mëdha përreth tregut në Xinfadi të Pekinit, në të cilin ishte përpunuar salmoni i importuar. Ende nuk është e qartë se nga ka ardhur salmoni, pasi që Kina importon peshk nga disa vende të botës, duke përfshirë Norvegjinë, Kilin, Australinë, Kanadanë dhe Ishujt Faroe.

Është shumë befasuese që salmoni tani po mendohet se është përgjegjës për bartjen e koronavirusit te njerëzit, sepse rreziku i infeksionit është më i lartë sesa nga disa gjitarë.

Këtu përfshihen devetë, kuajt, delet, lepujt, kunadhet, qelbësit dhe macet.

Në të kundërt, peshqit, zvarranikët, amfibët dhe zogjtë janë treguar nga shumë studime që nuk mund të kenë vektorë të bartin infeksionin. Ajo që është vendimtare këtu është struktura e enzimës ACE2 në kafshën pritëse, sepse koronavirusi duhet të futet në këtë enzimë në mënyrë që të futet në një qelizë të trupit.

Si masë paraprake, tregu Xinfadi u mbyll fundjavën e kaluar. Rreth 10.000 tregtarë dhe punonjës në këtë treg tani do të testohen për SARS-CoV-2, dhe atë sa më parë që të jetë e mundur.

Për më tepër, disa blloqe apartamentesh në jug të Pekinit janë mbyllur tërësisht, ndërsa nëntë shkollave dhe kopshteve iu vu sërish dryni.

Hapja e planifikuar e shkollave fillore në Pekin është shtyrë po ashtu, ndërsa ngjarjet sportive dhe udhëtimet në grupe në provincat e tjera të vendit janë anuluar tërësisht. \ DW

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit