4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A e dini që sonte në Kosovë mban koncert bendi më çetnik serb që mund të gjendet?

Rekomandime

Një bend me mendësi FASHlSTE serbe sonte do të këndojë në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në Leposaviç.

Kështu ka njoftuar në një postim në Facebook, gazetari Adriatik Kelmendi, i cili ka thënë se bëhet fjalë për bendin “Riblja Corba”, këngët e të cilit përdoreshin për t`i kundërshtuar bombardimet e NATO-s.

- Advertisement -

“A e dini që sonte në Kosovë mban koncert bendi FASHlST serb “Riblja Corba? Po, po, bash bendi më çetnik që mund të gjindet! Këngët e këtij bendi jo vetëm që janë dëgjuar nga serbët që vinin për të bërë masakra, ose që përdoreshin për të kundërshtuar bombardimet e NATO-s (“Avion do të t’i thyej krahët”), por edhe përqeshnin shtetin e Kosovës dhe politikanët kosovarë”, u shpreh Kelmendi.

Madje, sipas tij, frontmeni, i këtij bendi Bora Gjorgjeviq, e kishte quajtur disa herë Kosovën shtet i trilluar.

“Zgjedhjet që po mbahen atje në thelb e legalizojnë shtetin e Kosovës. Ai shtet nuk ekziston , ai shtet është i trilluar. Nuk përzihem në punët e atjeshme sepse unë nuk jetoj në Kosovë. Qëndrimi i partisë sime është i drejtë nuk duhet të dilet në këto zgjedhje sepse kështu legalizohet shteti i shqiptarëve”, pati thënë Gjorgjeviq më 2013.

- Advertisement -

“I njëjti sonte në Leposaviq të “shtetit të trilluar”, vjen për koncert.

Si bën që pamë aq shumë reagime për Goran Bregoviqin në Korçë të Shqipërisë, e s’po shohim thuajse asnjë për “Riblja Corba” në Leposaviq të Kosovës? Si u lejua ky koncert nga institucionet e Kosovës, derisa bënim thirrje që institucionet e Shqipërisë ta anulojnë koncertin e Bregoviqit? Ose, a po e konsiderojmë Leposaviqin pjesë të Kosovës apo jo?! Një situatë absurdi, por që në fakt është tragji-komike!”, përfundoi Adriatik Kelmendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit