Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ndërsa ka folur rreth një koalicioni të mundshëm parazgjedhor me Vetëvendosjen dhe përplasjet mes tyre për postin e kryeministrit, ka thënë se nuk zgjidhen problemet politike me sondazhe, ose me këmbëngulësinë që lidhen me një emër.
Ai ka thënë se nuk munden me leju që nominimin e kandidatit të LDK ta bëjë një parti tjetër, pasi është nonsens, ndërsa shtoi se nuk dëshirojnë me direktu emrin e përveçëm të një partie tjetër.
“Për koalicion parazgjedhor jemi të hapur, kemi kandidatin tone”, ka thënë Haziri në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
I pyetur se a e pranon Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, ai ka thënë se e pranon veç Vjosa Osmanin.
“Unë e pranoj Vjosa Osmanin. Vlerësimi im është se në çdo situatë se Vjosa Osmani i fiton zgjedhjet, dhe i fiton më thellë dhe më mirë bashkë me Vetëvendosjen”, ka deklaruar ai.