1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A e telefonoi kryetarin Isa Mustafa pasi u konfirmua me Covid-19, tregon Osmani

Rekomandime

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha pavarësisht se u shkarkua nga partia e saj nga posti i nënkryetares nuk ka asnjë inat personal me asnjë nga bashkëpartiakët, përfshirë edhe kryetarin Isa Mustafa.

Ajo madje tha se menjëherë ka kontaktuar Mustafën për pyetur për shëndetin e tij pasi u infektua me koronavirus dhe kritikoi zërat që thanë se ajo nuk u interesua për të.

- Advertisement -

E kam kontaktuar dhe kam folur me të qysh kur u njoftua për shëndetin e tij. Është qesharake që ata kur shkruajnë statuse për shëndetin e tij, kur Mustafa ishte i sëmurë më 2017 ishin ata që më thoshin hajde shfrytëzoje situatën. Është e pabesueshme se sa të pafytyrë janë disa njerëz.

Vinin në zyre dhe e shfrytëzonin këtë mënyrë.

Natyrisht që edhe atij dhe të gjithë deputetëve i dëshiroj shëdet të mirë. Nuk duhet që raportet tona të këqija politike të ndikojnë edhe në personale”, tha Osmani.

- Advertisement -

Megjithëse tha se nuk ka mëri personale me bashkëpartiakët, Osmani në Klan Kosovës, tha se shkarkimi i saj është akt turpi.

Unë nuk jam më e pozicionuar në LDK sepse jam përjashtuar nga pozitat udhëheqëse brenda LDK-së.

- Advertisement -

Jam përjashtuar nëpërmjet një akti të turpshëm duke u keqpërdorur situata e pandemisë me një mungesë transparence të plotë, sepse unë akoma nuk më janë dhënë votat e delegatëve, as përgjigje zyrtare asnjëherë nga askush”.

Nëse votohet përmes e-mailit mundësia e keqpërdorimeve është jashtëzakonisht e madhe.

Atë ditë ka qenë afati që të votohet deri në orën 19:00 në mbrëmje, ndoshta duhet të përgjigjen përse disa anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm janë thirrur pas orës 19:00 në mbrëmje.

Janë gjëra që vetë anëtarët e Këshillit mua m’i thonë.

Nuk dua t’i dëmtoj ata dhe të flas me emra sepse nuk është ky synimi im, por dua ta shpreh falënderimin tim për 53 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm nga 130 sa janë që s’u bënë pjesë e një akti të turpshëm historik. LDK-ja kurrë në historinë e saj nuk e ka përjashtuar askënd”, deklaroi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit