4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A është Isa Mustafa kandidat për Kryeministër? Çfarë thotë ai pas takimit të LDK’së

Rekomandime

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, pas mbledhjes me nënkryetarët e partisë, u është përgjigjur pyetjeve se a do të jetë ai kandidati i LDK’së për kryeminstër, nëse i jepet mandati partisë së tij. Kur ai pyetët se a ka vullnet që përsonalisht të kandidohet për shef të ekzekutivit, thotë se “ka arsye”.

Kreu i LDK’së thotë se akoma nuk e kanë diskutuar emrin e kandidatit për kryeministër, nëse Presidenti ia jep mandatin LDK’së.

- Advertisement -

“Emrin nuk e dimë akoma. Kur të vjen puna ta marrim mandatin, atëherë do ta sqarojmë emrin në struktura të LDK’së pastaj ta bëjmë publike.

Mustafa, i pyetur se a mund të jetë ai kandidati për kryeministër, ka thënë se do të bëhet zgjedhja më e mirë për LDK’në.

“Nuk e kemi diskutuar. Unë do të bëjë përpjekje maksimale që zgjedhja të jetë më e mira për LDK’në, por nuk e kemi diskutuar akoma”, ka thënë Mustafa.

- Advertisement -

Mustafa refuzoi të përgjigjet prerazi se a do të jetë kandidati i LDK’së, megjithatë thotë se kur të bisedojë me njerëzit e tij të afërt në parti, do ta bëjë të ditur.

“Sot s’po them asgjë. Kur ta hapi këtë cështje, së pari do ta bisedojë me njerëzit e mi të afërt brenda partisë. Po ta kisha vullnet timin, do ta kandidoja vetën edhe më përpara kur u kandidua z. Hoti ose kur u kandidua znj. Osmani, por kam dashur të bëhen disa ndryshime”, ka thënë Mustafa,

- Advertisement -

Kur u pyet se a ka vullnet personalisht tha “po them, kam arsye”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit