14.7 C
Pristina
Tuesday, June 6, 2023

A është Rexhep Qosja njeriu që Kurti e do si president të vendit?

- Advertisement -

Të rekomanduara

Nesër bëhen dy muaj që prej mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme e të parakohshme në vend. Por, marrëveshja mes dy partive të para, Vetëvendosjes dhe LDK-së, ende nuk është arritur duke i lënë qytetarët e vendit në pritje.

Periskopi kishte raportuar qysh në muajin korrik se plani i LDK-së ishte të merrte pozitën e kryetarit të shtetit dhe t’i linte kësisoj rrugën çelë Albin Kurtin për t’u bërë kryeministër.

- Advertisement -

Kjo parti politike doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe i dhuroi menjëherë pozitën e kryeministrit z.Kurti, i cili i kishte vetëm 7 mijë vota më shumë se znj.Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre. I pari 183 mijë ndërsa e dyta 176 mijë.

Iu kujtojmë se në vitin 2014, Isa Mustafa ishte bërë kryeministër me shumë më pak vota se z.Hashim Thaçi, i cili po në bazë të asaj marrëveshjeje për Qeverinë Mustafa, ishte bërë president i vendit.

Por, tashmë hesapet kanë ndryshuar. Kryeministri i ri do të jetë Albin Kurti, ndërkohë që LDK-ja po insiston në idenë fillestare, që Isa Mustafa të jetë i pari i shtetit më 2021, kur i përfundon mandati z.Thaçi, president aktual i vendit,

Por, kush do të duhej të ishte president i Kosovës sipas Vetëvendosjes?

- Advertisement -

Në një prononcim të dhënë sot për Klan Kosova, deputetja grua më e votuar e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu deklaroi se presidenti i vendit nuk duhej të ishte as nga Vetëvendosja, por as nga LDK-ja. Ky post – sipas saj – duhej t’i takonte një personaliteti unifikues për vendin.

Rexhep Qosja është një ndër personalitetet më të vlerësuara në Kosovë nga z.Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes dhe nga anëtarët e tjerë të partisë së tij.

Por, Qosja në fakt nuk ka qëndrime të mira me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e të cilët i ka sulmuar shpesh lidhur me qëndrimet e tyre politike në vitet dhe dekadat e fundit.

Iu kujtojmë se në qershor të këtij viti, Kurti e kishte himnizuar veprën e z.Qosja për ditëlindjen e tij, madje duke dhënë idenë për titullin e një vepre që do të quhej “Nga Jeronim De Rada te Rexhep Qosja”.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -