Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur nëse largimi i LDK-së nga koalicioni me Vetëvendosjen gjatë kohës së pandemisë, ka qenë i gabimshëm ose i drejtë.
“Ka qenë gabim politik i LDK-së, edhe pse nuk kishte vend më për bashkëpunim. Por, unë mendoj se ose do të duhej të largoheshim prej qeverisë, ose ta lejonim qeverisjen deri në përfundimin e pandemisë”, ka thënë Abdixhiku në T7.
Ai ka thënë se vendimet e LDK-së për largim nga koalicioni pas presionit ndërkombëtar, kanë qenë të arsyeshme por kanë reflektuar keq tek qytetarët.