1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

A janë “hajna” PDK-ja, kjo është përgjigjja e Pal Lekajt

Rekomandime

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj “shpërtheu” një javë më parë ku sulmoi keq PDK-në, duke thënë se populli e shau, pasi bëri koalicion me “hajnat e PRONTO-s”, deklaratë që ngjalli jo pak reagime nga partia që aktualisht drejtohet nga Enver Hoxhaj.

Për këtë deklaratë të Haraidnaj ka folur deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili ka qenë tejet më i butë se shefi i tij i duke thënë se partinë e tij më shumë gjëra e ofrojnë me PDK-në se që e ndajnë.

- Advertisement -

“Nuk është se po e sulmojnë njëri-tjetrin, por në politikë nganjëherë mund të rrëshqasim pa dashje, nganjëherë edhe pse ke mendim ndryshe, atakon dikën, shembujt kanë treguar se mund të bashkëpunojmë prapë”, ka deklaruar Lekaj në REPORTERI/INTERVISTA.

Ai thotë se kur kihet parasysh interesi për vendin, lihen të gjitha anash.

“Në këtë relacion mund të bëjmë bashkëpunim edhe me PDK-në, dhe PDK t’i thërret mendjes e arsyes dhe të mendoj ndryshe për z.Haradinaj. PDK të jetë e arsyeshme në këtë drejtim, ne jemi njerëz, dhe çdo kush mund ta thotë atë që mendon, më shumë kemi hapësira që na bashkojnë se na ndajnë”, ka thënë Lekaj.

- Advertisement -

I pyetur se a janë “hajna” PDK-ja, Lekaj nuk e thotë një gjë të tillë, duke thënë se si parti kanë pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm, por se janë ftohur marrëdhëniet paksa.

- Advertisement -

“Sipas deklaratave që i kam pa, pak janë ftohur raportet, ata janë në politikë qe disa vite, dhe ata kanë ditë të bashkohen edhe me LDK-në kur kanë qenë divergjencat shumë të mëdha, edhe në këtë drejtim kemi shumë miq në PDK, kjo e fundit ka shumë miq në AAK, elektorati është deri diku i përbashkët dhe në këtë drejtim PDK duhet të mendoj pozitivisht për Aleancën dhe z.Haradinaj”, ka deklaruar Lekaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit