1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

A rrezikohet Kosova nga varianti i ri i koronavirusit, flet infektologu Tolaj

Rekomandime

Infektologu Ilir Tolaj thotë varianti i ri i Covid 19, ngjason me virusin e mëparshëm.

- Advertisement -

Një variant i ri i virusit COVID 19, tashmë ka filluar të përhapet në disa shtete.

Britania e Madhe është në mesin e tyre.

Frika që diçka e tilla mund të ndodhë edhe në Kosovë, ka alarmuar institucionet.

- Advertisement -

Madje Ministria e Infrastrukturës, ka marrë vendim që t’i pezullojë linjat ajrore të fluturimit nga Kosova në Britani të madhe dhe anasjelltas.

Por gjithë këto veprime të Ministrisë po i sheh si të pa arsyeshme infektologu, Ilir Tolaj.

- Advertisement -

Megjithatë pezullimi i fluturimeve, nuk e përjashton mundësinë që ky virus mund të arrij në Kosovë.

Tolaj, në bazë të njohurive të tij profesionale thotë se nuk ka vend për panik.

Sipas tij varianti i ri nuk dallon shumë nga Sars Cov 2 me të cilin Kosova po përballet tash e sa muaj.

T7 ka pyetur edhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë nëse dikush po dyshohet ose ka kërkuar të testohet e që ka lidhje me variantin e ri të virusit por  këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.

Deri më tani Ministria e Shëndetësisë nuk ka lajmëruar për ndonjë rast të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit