10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vjosa Osmani nesër ose pasnesër e cakton datën e zgjedhjeve të reja parlamentare

Rekomandime

Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani pritet që nesër ose pasnesër të caktojë datën e zgjedhjeve të reja parlamentare.

- Advertisement -

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazeta Blic, të afërta me Presidencën e Kosovës.

“Nesër ose të martën pritet që ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani të caktojë datën e zgjedhjeve të reja”, tha ky burim.

Ky vendim, vjen pas konsulltave që Osmani kishte me përfaqësuesit e partive politike parlamentare.

- Advertisement -

Ndërkohë, shumica e partive politike e preferojnë si datë të zgjedhjeve të parakohshme 7 shkurtin.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se vota e deputetit Etem Arifaj ishte e pavlefshme, për faktin se ai ishte i dënuar me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës, duke e shpallur të zgjedhur në mënyrë jokushtetuese zgjedhjen e Qeverisë Hoti

- Advertisement -

Kushtetuesja ndërkohë e ka udhëruar presidentin e vendit, që brenda 40 ditësh t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit