A u pajtuan për Qeveri të re? Kurti e Mustafa s’flasin pas përfundimit të takimit

0
Isa Mustafa, Albin Kurti

Ka përfunduar takimi ndërmjet liderëve të VV-së dhe LDK-së, Albin Kurtit e Isa Mustafës.

Nga takimi ka dalë lideri i LDK-së, Isa Mustafa i cili nuk është prononcuar për medie.

Ky takim ishte si pjesë e serive të takimeve që tashmë kanë filluar mes këtyre dy partive, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Nga LVV janë deklaruar se mëngjesi i së hënës duhet ta gjejë vendin me një koalicion.

Ndërkohë, një ditë më parë, Lutfi Haziri ka thënë se edhe pozita e Presidentit do të denfinohet dhe nuk do ta lënë për më vonë.

Deri më tash, Vetëvendosje përpos pozitës së Kryeministrit pritet të marrë edhe pesë ministri aq ministri sa prite të këtë edhe LDK’ja plus pozitën e Kryeparlamentarit dhe eventualisht të Presidentit.

Partia e Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i marrë 29 deputetë, LDK një më pak: 28. Iu duhen edhe disa vota të pakicave për të ndërtuar Qeverinë e re.

Lideri i VV’së ka thënë se ka siguruar votat e pakicave joserbe, të cilat do ta votojnë Qeverinë pa asnjë kushtëzim.

Vetëvendosje për herë të parë pritet të jetë në Qeveri derisa ka dhënë premtime se do të përmirësojë arsimin, shëndetësinë, diplomacinë e ekonominë.