3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

AAK: Kazinotë duhet të lejohen në Kosovë

Rekomandime

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Fatmir Gashi, ka thënë se kazinotë duhet të lejohen në Kosovë.

Ai në Debat Pernime ka thënë se kjo çështje duhet të rregullohet dhe ato të vendosen nëpër vende të caktuara.

- Advertisement -

“Te programi jonë është e paraparë që kazinotë të koncentrohen në vende të caktuara e në pjesë të caktuara të Kosovës.

Nëse përcaktohemi që ta kemi një në Podujevë, ta kemi një në Prizren, një në Gracanicë, atëherë t’i kemi këto kazino në raste të caktuara”, tha Gashi i AAK-së.Ai ka përmendur edhe mundësinë që kazinotë të pajisen me GPS në mënyrë që të kontrollohen më lehtë.

“Duhet t’i lejojmë sepse kazino nuk është ajo veprimtari që nuk zhvillohet kurrkund në botë, por në Kosovë është zhvilluar pa kontrolle dhe kazinotë kanë kontrolle speciale, ku vendosen GPS-sa dhe ku shihet tërësisht kush po luan, sa po luan dhe vendet”, tha Fatmir Gashi në Debat Penrime.

- Advertisement -

“Kjo duhet të rregullohet e jo të lihet që të bëhen aksione policore e gjëra të tilla, tash na del online e duhet me u marrë edhe me online e me marrë masa.

Çështjet që duhet të legalizohen me ligj, duhet të legalizohen”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit