7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Prindërit e tij janë nga Dragashi, futbollisti i lindur në Beograd: Nuk më njohin dhe nuk ndihem shqiptar

Rekomandime

 

- Advertisement -

Njëri prej futbollistëve të Luksemburgut që luajti kundër Serbisë për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2020 është sulmuesi Daniel Sinani.

“Në shikim të parë, shumëkush mund të mendojë që është shqiptar, me origjinë nga e ashtuquajtura Kosovë, që është i motivuar fuqishëm ndaj serbëve, por, ai është 20-vjeçar i lindur në Beograd që u shpërngul në Luksemburg me familjen e tij”, shkruan “telegraf.rs”.

“Prindërit e mi kanë lindur dhe janë rritur në Dragashin e Kosovës, por unë kam lindur në Beograd, ashtu si vëllai im David. Është normale që askush në Shqipëri nuk më njeh mua sepse nuk jam shqiptar. E di se mendojnë që jam, por unë nuk kam asgjë me Shqipërinë. Unë jam rritur në Serbi dhe në Luksemburg dhe nuk flas shqip”, tha futbollisti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit