8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Armando Duka xhelozon suksesin e Kosovës!

Rekomandime

Armando Duka, shefi i futbollit të Shqipërisë, shpalli dje publikisht xhelozinë e tij pse Kombëtarja kuq e zi nuk është më zemra e çdo tifozi. Në një status në Facebook, ai gati mallkonte:

- Advertisement -

“Vipat tanë kudo ku ndodhen, në politike dhe jashtë saj, turren gjithmonë për t’u bërë pjesë e pamerituar e suksesit të të tjerëve: kështu po bëjnë sot me Kombëtaren e shkëlqyer të Kosovës, madje po turren më shpejt për të shqyer “tortën e suksesit” me shpejt se dhe vetë polikanët kosovarë apo Vipat kosovarë…Më kujtohet tre vjet më parë kur disa prej tyre ishin gati ta ndërronin foton e Ismail Qemalit me atë të Gianni De Biasit..Duke mos i kursyer duartrokitjet për Kombëtaren e Kosovës, tifozë të dashur Kuq e Zi, mos u bëni si Vipat tanë: nuk është aspak qytetari ta duash kombëtaren e vendit tënd vetëm kur është në ditët më të mira: duajeni Kombëtaren dhe kur nuk është në ditët e saj më të mira, se me dashurinë tuaj ditët e mira vijnë shpejt: u mposhtëm nga Kampionët e Botës, por ëndrra jonë nuk ka mbaruar”

Pra, festimi i fitores së Kosovës qenka “turrje për të shqyer tortën e suksesit”.

Ndjehej mllefi për festimet e fitoreve të shumë shqiptarëve të Shqipërisë ndaj fitoreve të Kosovës dhe ndërkohë, thirrja egoiste për t’i lënë kosovarët me ekipin e tyre “të shkëlqyer” atje në suksesin e vet e të vijmë të vajtojmë humbjet e njëpasnjëshme të Shqipërisë. Me pretekstin se Ai ka të drejtën të përcaktojë se kush është Kombëtarja kuq e zi dhe se kë duhet të duan tifozët e vërtetë!

- Advertisement -

Në fakt Armando Duka nuk ka faj. Ai ashtu mendon ashtu thotë. Është i bindur në vërtetësinë absolute të asaj që shkruan. Madje për të, ishte e tepërt që Kosova të kishte një ekip përfaqësues. Hajt mo, u bë tani, por mos harroni, Kombëtarja e vërtetë është kuq e zi, jo ajo verdh e blu. Ne jemi ashti i kombit, koka dhe zemra, ju jeni gjymtyrët. Me fjalë të tjera ju jeni shtojca jonë… Po si është e vërteta në fakt?

Kosova është gjysma e kombit e lënë jashtë nga Fuqitë e mëdha në Kongresin e Berlinit. Ato vendosën që çmimi për ekzistencën e Shqipërisë do të jetë Kosova nën Serbi! Këtu fillon margjinalizimi i Kosovës, sakrifica e saj shekullore për Shqipërinë. Më vonë erdhi një dritë shprese për bashkim, Konferenca e Bujanit më 1944. Atje u vendos që Kosova dhe Shqipëria të bashkoheshin menjëherë pas Luftës. Por edhe kjo dritë u fik sapo Lufta e madhe mbaroi për shkak të servilosjeve të Enver Hoxhës ndaj Titos dhe Stalinit. Ky ishte martirizimi i dytë i Kosovës. Nuk po zgjatem me historinë sepse edhe nuk është pika ime e fortë. Por, çdo shqiptar i di këto dy momente të trishta të shqiptarëve.

- Advertisement -

Në komunizëm fjala “Kosovë” ishte futur në fjalorin komunist të Enver Hoxhës si pjesë e doktrinës së internacionalizmit proletar, pra, një problem i shtruar për zgjidhje siç ishte edhe problemi i Palestinës, Kamboxhias, Filipineve apo Haitit. Ndërkohë, shqiptarët e Kosovës, zemrën dhe shpirtin i kishin në Shqipëri, lider shpirtëror kishin bash atë që i sakrifikoi, Enver Hoxhën. Sepse nuk kishin zgjidhje tjetër, shtypja dhe represioni serb ngjallte nostalgjinë dhe dashurinë për Shqipërinë që e quanin “vendi amë”! Në fakt, vendi amë ishte Kosova, por, meqenëse ajo ishte e pushtuar, shqiptarët e kërkonin dashurinë tjetërkund, jashtë Kosove.

E siç ndodh rëndom mes dy vëllezërve, kur njëri e don fort tjetri është indiferent e gati i bezdisur nga dashuria e të parit, snobizëm që herë herë kthehet në urrejtje.

Mund ta konstatosh këtë mjaft lehtë edhe në ndasitë e komenteve në rrjetet sociale, ku, shpesh ndeshemi me mallkime e sharje ndaj vuajtësve të genocidit serb duke u përmendur të papërmendshmen. Është vuajtje e madhe për një shqiptar të Kosovës kur lexon që vëllai i tij nga Shqipëria shkruan këso mallkimesh, botërisht. Fjala vjen, “Mirë ua ka bë serbi”, “duhet të ishit akoma nën Serbinë” për mos të shkuar më tej në këtë fjalor të neveritshëm e nxitës të urrejtjes vëllazërore.

Njëlloj mendjemadhësie vërehej deri vonë edhe në elitën e Tiranës. Kosova shihej si një periferi politike, kulturore, sportive, gjuhësore e Tiranës. Tirana zyrtare dhe institucionet e saj më të rëndësishme vazhdimisht e trajtojnin si shtojcë të tyre Prishtinën. Festivali Kombëtar i Këngës bëhej në Tiranë (pra ishte i Shqipërisë) por mund të pranohej ndonjë këngë apo këngëtar nga Kosova, Kombëtarja e Futbollit ishte e Shqipërisë (por mund të kishte edhe nga Kosova) e shembuj të tjerë të kësaj natyre. Pra, Shqipëria e konsideronte veten prindi i Kosovës, vendi amë, shtëpia ku mund të kthehej sa herë të kishte nevojë fëmija i vuajtur.

Në fakt, këtu janë rrënjët e problemit.

Shqipëria dhe Kosova janë vëllezër jo prind -fëmijë. Ata u ndanë nga trungu prindëror dhe fakti që njëri vëlla ndenji në shtëpinë e babait (figurativisht) nuk ka pse i gëzon të drejtat e prindit.

Ky mentalitet haset edhe në politikë.

Kryeministri i Shqipërisë mund dhe duhet (sipas një opinioni të gjithpranuar krejt gabimisht) të interesohet për çështjet e Kosovës edhe në raportet ndërkombëtare.

Si prindi për fëmijën.

Kjo ka qenë e pranueshme për sa kohë Kosova ishte nën pushtimin serb. Tani është krejt e tejkaluar si situatë. Çdo bisedë në emër të Kosovës, në fakt, çon ujë në mullirin serb që e konsideron Kosovën akoma provincë të saj. Pra, për çështjen shqiptare Serbia flet me Tiranën jo me Prishtinën.

Siç flasin grekët për minoritarët…

Ky është shërbim i madh që i bëhet politikës së Beogradit

Kosova i ka institucionet e veta legjitime, dhe, megjithë problemet e shumta, i ka më serioze sesa të Shqipërisë. Fjala vjen, në Kosovë akoma nuk ka dalë një Ministër të akuzohet për lidhje me bandat e narkotrafikut si tek ne. Sa më shumë të ndërhyjë Tirana në problemet e Prishtinës, aq më shumë e pengon rritjen dhe profesionalizmin e institucioneve të saj. Prandaj është shumë e rëndësishme që “vëllai i vogël” duhet t’i thotë “të madhit”: “Boll tani, në shtëpinë time qeveris vetë”!

Loja me Kombëtraen dhe Përfaqësuesen duhet të mbarojë. Shqiptarët kanë dy kombëtare. Ata nuk kanë një Kombëtre të madhe, të vërtetë, e një tjetër të vogël, të përkohshme. Jo zoti Duka! Shqiptarët kanë një kombëtare të shkëlqyer që na bën krenar dhe një kombëtare tjetër, më të dobët por që ne e duam po aq sa të parën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit