13.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

AAK: Ne e kemi kandidatin tonë për president, nuk e votojmë Vjosa Osmanin

Rekomandime

Pasi dështoi votimi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, Besnik Tahiri i AAK-së ka folur për media.

- Advertisement -

Ai ka kritikuar mënyrën se si u soll ky ligj në Kuvendin e Kosovës. Sipas Tahirit, u tentua që ky ligj të kontrabandohet dhe të shpërfaqet me një kulturë të paparë në historinë parlamentare të Kosovës.

Tahiri e ka ritheksuar që nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente dhe nuk do të marrin pjesë në votim.

“Vazhdon të kemi qëndrime të qarta për çështje e presidentit. Ne e kemi kandidatin tonë, Ramush Haradinaj. Ne mendojmë që është kandidati më i mirë. Nuk votojmë, nuk marrim pjesë, nuk bëjmë kuorum për zgjedhjen e presidentes”, u shprehë ai./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit