10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

​VV kërkon nga kreu i AKI-së të përgjigjet rreth deklarimeve të Thaçit për dhomën e përgjimeve

Rekomandime

Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi ka raportuar sot para komisionit parlamentar që mbikëqyr këtë institucion.

Deklarimet e presidentit Hashim Thaçi se Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla kanë qenë në dhomën e përgjimeve në Telekom dhe ato të Behgjet Pacollit se ka qenë i rrezikuar nga një sulm terrorist, kanë qenë çështje që janë ngritur para shefit të AKI-së sot nga deputetët e grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

- Advertisement -

Pas mbledhjes, që mbahet e mbyllur për media, u deklarua vetëm një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili tha se shefi i AKI-së nuk është përgjigjur në pyetjet që kanë të bëjnë me deklarimet e presidentit të vendit.

Arbër Rexhaj tha se Gashi i ka ikur përgjegjësisë dhe nuk ka dhënë asnjë nga përgjigjet me interes për publikun.

Përgjigjet që nuk i ka dhënë janë përgjigje që kanë të bëjnë kryesisht me këtë domenin e temave të opinionit publik të cilat kanë qenë në rrafshinën e deklarimeve të Behgjet Pacollit kur ai thotë që ka pasur lajme për sulm terrorist ndaj meje, ka pasur pyetje të cilat kanë të bëjnë me pretendimet e Thaçi kur thotë se Albin Kurti, ish-kryeministër tashmë, ish-zëvendëskryeministri kanë qenë në dhomën e përgjimeve, po ashtu unë e kam pyetur edhe për deklarimet e presidentit që ai paska marrë informacione nga vendet mike, të shërbimeve mike”, tha Rexhaj.

- Advertisement -

Ai tha se janë të vetëdijshëm që përgjigjet konfidenciale mbeten të tilla dhe asnjë nga deputetët nuk do t’i bënte publike.

Ky drejtor nuk dha kurrfarë raporti, përkundër insistimit të pyetjeve tona, drejtori në fjalë gjeti një gjuhë të ikjes nga pothuajse përgjigjet e tij, kryesisht prej mënyrës duke u thirrur në gjëra të konfidencialitetit, fshehtësisë, sekretit zyrtar, kur dihet se ne si anëtar të komisionit paraprakisht nënshkruajmë një deklaratë të betimit dhe sigurisht po të kishte diçka konfidenciale as unë këtu para jush nuk do të dilja dhe ta thosha këtë. Andaj kjo është papërgjegjësi e tij”, tha Rexhaj.

- Advertisement -

Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së ku ka raportuar drejtori i këtij institucioni, është diskutuar lidhur me gjendjen e sigurisë gjatë kohës së pandemisë në Kosovë.

Por, as shefi i AKI-së e as deputetë të tjerë nuk janë deklaruar pas kësaj mbledhjeje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit