-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

AAK nuk tërhiqet për asnjë “milimetër”: Posti i presidentit është i panegociueshëm

Rekomandime

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla tha se partia e tij nuk është kundër zgjerimit të koalicionit qeverisës.Në një prononcim për Gazeta Blic, Syla tha përgjegjësi për riformatimin e qeverisë ka LDK.

- Advertisement -

“Riformatimi i qeverisë është në përgjegjësi të LDK-së, si partneri më i madh në koalcion dhe ne parimisjy nuk jemi kundër zgjerimit të koalicionit, nëse është e nevojshme”, deklaroi Syla.

Syla për Gazeta Blic tha se kur të vie koha për të zgjedhur presidentin, AAK do e votojë vetëm Ramush Haradinaj.Për postin e presidentit tha se është i panegociueshëm.

“Sa i përket presidentit, kur të vie koha e zgjedhjes së tij, AAK nuk do e votojë ndonjë kandidat tjetër, përpos z. Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Pra, posti i presidentit është i panegociueshëm”, tha Syla për Gazeta Blic.Gjatë së enjtes u tha se LDK do të mbajë mbledhje që të diskutohet se a do të hyjë PDK në koalicion.Burime të Gazetës Blic thanë se përveç disa ministrive, PDK do të marrë edhe postin e presidentit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit