16.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Vuçiq për takimet në Amerikë: Na mbledhin këtu si fëmijë që të dëgjojmë se çka thonë të rriturit

Rekomandime

Pas vizitës së tij në New York, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq theksoi se situata në lidhje me Kosovën është shumë e vështirë, shumë e ndërlikuar dhe komplekse, por që në aspektin taktik të dy vendet duhet të lëvizin përpara.

Lufta taktike do të vazhdojë, dhe unë mund të flas në mënyrë strategjike vetëm nëse nëse do të kishim një lloj marrëveshje kornizë në kokën tonë dhe ky do të ishte një vendim strategjik. Çdo gjë tjetër është një veprim taktik”, tha Vuçiq për Tv Prva.

- Advertisement -

Ata na mbledhin këtu si fëmijë që të vijmë dhe të shikojmë se çfarë thonë të mëdhenjtë. Ne mblidhemi këtu së bashku, i lutemi Zotit që të mos na përmendin dhe pastaj jemi të lumtur. Unë u thashë – ata janë të mëdhenj, ata gjithmonë do të vendosin shumëçka, por le të shohim se çfarë mund të vendosim edhe ne. Le të bashkëpunojmë më shumë, të ruajmë frymën tonë çliruese, pavarësinë në vendimmarrje, por gjithashtu sovranitetin dhe integritetin tonë territorial dhe si vende të vogla të luftojmë për të drejtat tona”, shpjegoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit