8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

AAK: S’kemi vija të kuqe, ne do të jemi pjesë e Qeverisë pavarësisht kush del partia e parë

Rekomandime

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të jetë pjesë e ekzekutivit pavarësisht se kush mund të dalë partia e parë e cila do të ketë të drejtën të formojë Qeverinë e re.

- Advertisement -

Nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi, tha se AAK-ja do të shkojë e vetme në këto zgjedhje, mirëpo nuk përjashton mundësinë për koalicione paszgjedhore.

“Orientim e kemi që të shkojmë vetëm si subjekt i veçantë politik dhe njëkohësisht ne do të jemi pjesë e Qeverisë sepse gjithmonë kemi pretenduar që të marrin përgjegjësi poashtu e kemi edhe listën e cila është duke u formuar, por që nuk është deri tani definitive sepse ka kohë. Ne do të jemi pjesë e Qeverisë pavarësisht se kush mund të dalë partia e cila mund të ketë të drejtën të formojë Qeverinë”.

Ai ka sqaruar se nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti politike.

- Advertisement -

“Ne kemi deklaruar me kohë që nuk kemi vija të kuqe ndaj partive politike sepse e kemi ditur që kur është në pyetje ardhja në pushtet të gjithë po i harrojnë vijat e kuqe. Prandaj ne me kohë kemi deklaruar se demokracia funksionon atëherë kur me partitë politike ka partneritet dhe nuk e ke armiqësi”, shtoi Isufi për EO.

Duke folur për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të vendit, ai thotë se po insistojnë në këtë pozitë duke e ditur se ka rol shumë të rëndësishëm për shtetin.

- Advertisement -

“Ne kemi pretendim për president si rol shumë i rëndësishëm për vendin dhe duke e ditur këtë atëherë në Qeveri marrim përgjegjësi, por nuk duam t’i kemi pretendimet e tejkaluara për shkak se kemi nevojë që të jemi në Qeveri duke e pasur edhe presidentin si rol shumë i rëndësishëm për shtetin. Po veç e kemi deklaruar që e kemi insistim presidentin për shkak se mendojmë se ka një rol kyç në udhëheqjen e shtetit dhe mendojmë që meqë e kemi ofruar si mundësi të tillë atëherë do të komunikojmë me partitë politike që në të ardhmen ta votojmë në Parlamentin e Kosovës”.

Kurse sa i përket kandidimit të personave të dënuar për vepra të ndryshme penale , ai thotë se duhet të respektohen vendimet e institucioneve përgjegjëse.

“Të gjithë ata të cilët janë në kundërshtim me ligjin dhe kanë vendimin e prerë të gjykatës e që bien në kundërshtim edhe me kandidimin për zgjedhje normalisht që do ta respektojmë sepse është bazë e parë e demokracisë dhe sundimit të ligjit”.

Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kjo parti nuk do të ketë kandidat për kryeministër në këto zgjedhje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit