12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Shqiptari që nuk e njeh Kosovën bëhet analist: Hoti do të jetë sërish kryeministër, Enver Hoxhaj president

Rekomandime

Demo Berisha, shqiptari që nuk njeh Republikën e Kosovës e që në mediat serbe shpesh merret si analist thotë se pas zgjedhjeve, Avdullah Hoti me shumë gjasa do të vazhdojë të drejtojë qeverinë e re dhe që Enver Hoxhaj do të marrë vendin e presidentit, sepse, sipas tij kjo është diçka që i përshtatet Perëndimit.

- Advertisement -

Bashkimi Evropian tashmë ka theksuar se pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të caktuara më 14 shkurt, pret një qeveri të qëndrueshme që do të jetë në gjendje të vazhdojë dialogun me Beogradin, i cili, sipas Berishës, është pikërisht ai që do ti ofrojë Hotit sërish kryeministrinë e PDK-së Presidencën.

“Shumica parlamentare do të përbëhet nga Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës së cilës do t’i bashkohet PDK, e udhëhequr tani nga Enver Hoxhaj, e që së bashku me pakicat do të themelojnë Qeverinë”, thotë Berisha.

Ai nuk mendon se Vetëvendosja do të jetë në gjendje të marrë pushtetin sepse, siç shpjegon ai, Perëndimi nuk e dëshiron atë, dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që Kurti nuk mund të jetë kandidat për deputet, në një farë mënyre dera i është “mbyllur”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit