4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

AAK thotë se nuk e voton qeverinë Kurti

Rekomandime

Sot, u mbajt mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku u caktua seanca për votim të qeverisë, më datë 3 shkurt. Në këtë mbledhje Aleanca u përfaqësua nga deputeti Ali Berisha.

Deputeti Berisha, duke shprehur qëndrimin e Aleancës lidhur me seancën e thirrur për të hënën, theksoi se është shumë zhgënjyese që seanca për krijimin e qeverisë ftohet pa marrëveshje politike.

- Advertisement -

Ndër të tjera, ai u shpreh se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për formimin e qeverisë.

“Aleanca nuk ka asnjë arsye që të votojë një qeveri të tillë me shumë të panjohura, megjithatë qëndrimin e saj definitiv për këtë çështje, Aleanca do ta paraqes në seancën e së hënës, deklaroi deputeti Ali Berisha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit