2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Abazi: Asociacioni e ka futur Kosovën në pozicion mbrojtës, këtë qëIIim ka Serbia

Rekomandime

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se presioni ndërkombëtar për Asociacionin e ka futur diplomacinë e Kosovës në një pozicion mbrojtjeje, në vend se të jetë në ofensivë.

- Advertisement -

Duke folur në DPT, Abazi ka thënë diplomacia serbe ka interes që ta vendos Kosovën në një situatë ku s’bën lëvizje.

“Në momentin kur Vuçiq dhe presioni ndërkombëtar shtohet për Asociacionin, del Dodik dhe thotë që Asociacioni një ditë do të bëhet Republika Srpska. Serbia do që ne të mos bëjmë asnjë lëvizje dhe të gjykohemi e kryqëzohemi për Asociacionin”, ka thënë Abazi.

Ai ka vlerësuar se diplomacia kosovare do të duhej të ishte në Uashington dhe t’i fitonte betejat diplomatike.

- Advertisement -

“Ne jemi duke u ballafaquar me një situatë kur jemi në mbrojtje, në vend se të jemi në sulm, në vend se të jemi në Uashington me një diplomaci ofensive”, ka thënë ai.

Për dështimet në fushën e diplomacisë, Abazi ia ka lënë fajet mos-funksionimit të grupit parlamentar të partisë së tij.

- Advertisement -

“Është fakt që kemi një grup parlamentar që nuk funksionin në konsumin e plotë të temave që jemi duke u marrë. Nuk kemi trupa që do ta dizajnonin diplomacinë tonë. Për këtë arsye jemi në një pozicion mbrojtës”, ka thënë tutje deputeti.

Abazi disa herë ka shprehur pakënaqësitë e tij me grupin parlamentar të VV-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit