-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Abazi i VV-së: Flamujt e Serbisë duhet të hiqen nga Tirana dhe të ketë kërkimfalja ndaj Kosovës

Rekomandime

Anëtari i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi ka reaguar pas vendosjes së flamurit të Serbisë në rrugët e Tiranës për Open Ballkan.

Abazi ka thënë se flamujt e Serbisë duhet të hiqen nga kryeqyteti i Shqipërisë deri sa të ndodh kërkimfalja ndaj Kosovës.

- Advertisement -

“Flamuri i Serbisë nuk mund të vendoset si dekor në bulevardin qendror të Tiranës në një kohë kur Serbia nuk ka kërkuar falje për gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe pretendon se zotëron edhe Republikën e Kosovës nën atë flamur. Nuk duhet të harrojmë se shqiptarëve në Preshevë nuk u lejohet ta shfaqin lirisht flamurin kombëtar shqiptar. Simbolikat nuk janë të parëndësishme …”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të takohen nesër në Tiranë për të diskutuar për iniciativën “Ballkani e Hapur”, në të cilin nuk merr pjesë Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit