8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Abazi: Mallrat nga Serbia nuk mund të hynë në Kosovës, nëse në dokumentet e tyre nuk shkruan Republika e Kosovës

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje online në orët e vona të së shtunës, ku ka marrë vendim për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se nga vendimi i mbrëmshëm, në vendin tonë nuk mund hyjë asnjë maune me mallra nga Serbia, nëse në dokumentet e tyre nuk i referohen vendit tonë si “Republika e Kosovës”, transmeton.

“As reciprociteti nuk u bie tamam. Mbrëmë morëm vendimin që të avancojmë reciprocitetin me Serbinë. Deri tani maunet nga Serbia kanë mundur të hyjnë në Kosovë nëse: 1. nuk kanë pasur dokumente fyese për shtetësinë e Kosovës, dhe 2. Nëse në to është shkruar Kosova. Me vendimin e mbrëmshëm, asnjë maune nuk mund të hyjë në vendin tonë nëse në dokumentet e tyre nuk shkruan: Republika e Kosovës”, ka shkruar sot Abazi në facebok.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit