15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kreu i Policisë deklarohet për torturën dhe trajtimin çnjerëzor ndaj qytetarit të prangosur në Stacionin Policor në Gjakovë

Rekomandime

Komandanti i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka dënuar dhunën brutale ndaj qytetarit me duar të lidhura të ushtruar nga komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj dhe pesë vartësit e tij të dyshuar për përfshirje në këtë rast, kapiteni Bekim Preqi, rreshteri Gëzim Biblekaj si dhe Agron Idrizi, Milot Ukaj dhe Shaban Limanaj.

Qalaj ka thënë se dhuna ndaj të prangosurit është e papranueshme pavarësisht se për kënd bëhet fjalë.

- Advertisement -

Absolutisht nuk do koment ajo punë, nuk është e lejuar. Në asnjë procedurë në asnjë moment nuk lejohet që dhuna të aplikohet ndaj një personi pavarësisht se kush është ai”, ka theksuar Qalaj për medie.

Medie ka publikuar mbrëmë videon ekskluzive ku shihet dhuna e shfrenuar brenda stacionit policor të Gjakovës nga komandanti dhe pesë vartësit e tij të cilët siç shihen në video, ushtrojnë në vazhdimësi brutalitet të pashembullt grupor ndaj të prangosurit, me grushte e shkelma, duke e sjellë atë deri në prag të agonisë, përmes përdorimit të dhunës në shkallën e torturës çnjerëzore.

E tërë kjo harbutëri e policisë kishte ndodhur më 14 nëntor të vitit 2018, brenda Stacionit Policor, gjatë detyrës zyrtare ndaj një qytetari me duar të lidhura i cili ishte vënë në kontroll të plotë të policisë dhe nuk paraqiste asnjë lloj rreziku për ushtruesit e dhunës.

- Advertisement -

Përkundër gjithë kësaj dhune, komandanti dhe pesë policët vazhdojnë t`i ushtrojnë funksionet e tyre zyrtare në vendin dhe pozitën e njëjtë. Atyre u ishte revokuar vendimi për suspendim vëtëm pas një muaji, nga Inspektorati Policor i Kosovës përkundër torturave dhe trajtimit çnjerëzor ndaj qytetarit Muhamer Raifi i cili gjendej me duar të lidhura.

I pyetur sesi është e mundur që të pezullohet vendimi për rastet e tilla dhe zyrtarët policorë të kthehen sërish në detyrat dhe vendet e tyre të punës, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Çalaj nuk e ndjen vetën përgjegjës për këtë punë. Ai kërkon që për këtë çështje t`i drejtohemi Inspektoratit Policor të Kosovës.

- Advertisement -

Rasti është duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës. Ndërprerja e suspendimit ka ardhur prapë nga Inspektorati Policor i Kosovës. Ju kisha lut që t`i drejtoheni edhe atyre meqenëse nuk jam kompetent të flas në çështjen e hetimeve të rastit. Rekomandimi për suspendim dhe poashtu për ndërprerje të suspendimit ka qenë prej Inspektoratit”, sqaron për medie drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Çalaj.

Kreu i Policisë së Kosovës ka deklaruar se lënda është në procedurë penale dhe se do të ndërmerr hapa, varësisht prej të gjeturave dhe vendimit të organeve gjyqësore.

Në këtë linkgjeni në kronologji me video dhe foto rastin e keqtrajtimit çnjerëzor të qytetarit Muhamer Raifi në Stacionin Policor të Gjakovës nga komandanti, Kristë Gjokaj dhe pesë vartësit e tij të dyshuar për përfshirje në këtë rast, kapiteni Bekim Preqi, rreshteri Gëzim Biblekaj si dhe Agron Idrizi, Milot Ukaj dhe Shaban Limanaj.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit