2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Abazoviç mbështet Ballkanin e Hapur, ja çfarë thotë për mos-bashkimin e Kosovës në këtë projekt

Rekomandime

Në një intervistë për gazetaren Aurora Golemi, Zëvendës kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç thotë se është ndër të rrallët politikanë në vendin e tij që mbështet iniciativën “Open Balkan”.

Abazoviç ndalet dhe sqaron se iniciativa është prezantuar jo më mënyrën e duhur, por sipas tij minishengeni do të ketë një impakt pozitiv për mobilitetin e popujve dhe mallrave. Iniciativa nuk mund të jetë e fuqishme nëse nuk i bashkohen shtete në rajon.

- Advertisement -

Abazoviç foli për ndikimin serbo rus në Malin e Zi, por edhe për projektin që e konsideron afër zemrës së tij, urën mbi lumin Buna, një projekt që e vendosi brenda 5 minutave me kryeministrin Rama siç thotë ai.

Mali i Zi nuk e ka mbështetur “Open Balkan”, cilat janë arsyet, ju e mbështesni?

Unë personalisht e mbështes, jam i vetmi në qeveri. Në Mali të Zi ju e dini se rrethanat politike kanë qenë shumë të vështira. Relacionet me Serbinë jo në nivel shumë të mirë kohët e fundit. Ajo ide ishte përjetuar a thua se vjen nga një president, dhe se po bën një model që do zëvendësojë modelet politike europiane. Ashtu ishte prezantuar në Mal të Zi. Unë e kam shpjeguar se ky model është i gabueshëm. Open Balkan nuk duhet me qenë zëvendësues, por një mekanizëm që ka për t’i përshpejtuar proceset rajonale dhe integrimin. Nëse bëhet një shpjegim më i mirë në Mal të Zi, jam i sigurt se do ta mbështesin dhe do të anëtarësohet.

- Advertisement -

Qëllimi jo me ndryshu kufijtë, por t’i bëjë të padukshëm. Ne duam të eliminojmë barrierat administrative, për të rritur mobilitetin e popullsisë dhe mallrave. Kur të rritet mobiliteti, ata vetë kanë për t’i thyer barrierat. Kur njerëzit t’i eliminojnë paragjykimet që janë produkt i konflikteve që kanë ndodhur, jam më se i sigurt se do e pranojnë Open Balkan. Në rast se duhet të jemi pjesë e Evropës, sjelljet tona duhet të jenë europiane.

Zërta kritikë, sidomos në Kosovë?

- Advertisement -

E njëjta retorikë, i njëjti qëndrim ka qenë dhe në Mal të Zi. Unë nuk mendoj ashtu. Nuk mendoj se kishin marrë pjesë Shqipëria dhe Maqedoni për të qenë instrument i një shteti, por duhet të përpiqemi pak më mirë për komunikimin lidhur me benefitet e atij modaliteti. Ashtu si mendoj që të mos marrin pjesë Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi ajo ide nuk do e kishte atë fuqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit