1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Abdixhiku: Avdullah Hoti i ka fajet që Hekuran Muratin e kemi ministër

Rekomandime

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, se i mungojnë dijet bazike për zhvillimet në dikasterin që ai udhëheq.

“Fajin për një ministër të tillë që e kemi e ka vetëm Avdullah Hoti, që e ka mbajtur afër në Ministrinë e Financave që s’ka lidhje bazike për zhvillimet më elementare që i ndodhin aty”.

- Advertisement -

Ai tha se Murati nuk e kupton që s’bën të bëjë ligje kundërkushtetuese.

“S’është vlerë të shkelësh Kushtetutën, është krim të shkelësh. Siç ka thënë edhe kryeministri juaj është hajni e madhe”.

Abdixhiku, duke thënë se shumë deputetë të Vetëvendosjes i ka pasë studentë, e ka ftuar edhe ministrin Murati që shkojë në një ligjeratë të tij t’i mësojë “gjërat bazike”.

- Advertisement -

Prandaj, për gjëra tjera bazike vitin e ardhshëm mund të vini në ligjeratën time dhe ta kuptosh. Përndryshe, shumica e deputetëve të juaj kanë qenë studentë të mi përndryshe”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit