8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Abdixhiku merr vendimin e papritur para takimit me Vjosa Osmanin

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet ta mbledhë sot kryesinë e partisë që drejton para se të zhvillohet takimi i tij me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Këtë për Shqip.com, e ka konfirmuar nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, i cili tha se në këtë mbledhje do të diskutohet për fushatën zgjedhore dhe kërkesën e mundshme për shkurtimin e saj.

“Në ora 14:00 do të mblidhet Kryesia. E padyshim njëra nga temat do të jetë edhe për fushatën zgjedhore, ku mund të kërkohet edhe shkurtimi ose heqja fare e fushatës”, u shpreh Quni.

Partitë parlamentare janë ftuar sot nga Shefja e Shtetit për t’u takuar gjatë pasdites në mënyrë që të diskutohet rreth çështjes së zgjedhjeve lokale.

- Advertisement -

Kjo ftesë erdhi pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit