10.8 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Abrashi i reagon ashpër Kurtit: Në fillim ishe kundër presidentit Rugova, tani po sulmon LDK-në

Rekomandime

Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook ka krituar veprimin e kryeministrit Kurti për shkarkimin e ministrit, Agim Veliu.

- Advertisement -

Abrazhi ka thënë se në fillim Kurti ishte kundër Presidentit Rugova, ndërsa në pamundësi të luftojë figurën e tij, ka zgjedhur ta luftojë partinë e tij.

Ky është postimi i plotë i Abrazhit:

Frikë JO, Kujdes PO

- Advertisement -

Albin Kurti me veprimin e sotëm të shkarkimit të Ministrit Agim Veliu, edhe njëherë dëshmoi se qëllimi i tij është lufta kundër LDK-së dhe jo lufta kundër kapjes së shtetit.

Ne fillim z. Kurti ishte kundër Presidentit Rugova, por në pamundësi të luftoj figurën e Presidentit Rugova, tash z. Kurti ka zgjedhur të luftoj partinë e tij, pra duke goditur LDK-në.

- Advertisement -

Lufta e z.Kurtit ndaj LDK vetëm ka ndryshuar formën, është duke u bërë me dinake dhe plot gënjeshtra. Kurti nuk ka problem vetëm me z.Veliu, por ka problem edhe me LDK-në në Podujevë.

Sot Kurti po sulmon LDK ne Podujevë, njejtë nesër do të sulmoj LDK-në në Gjilan, Pejë, çdo kund tjetër. Kurti ka problem me LDK-në, jo veç me personat brenda LDK-së, ashtu siç ka problemet e tij ideologjike me Presidentin Rugova dhe me veprimet shtetndërtuese të LDK-së gjatë gjithë periudhës.

Kurti po beson se shkatërrimin e LDK-së, mund t’a bëjë duke përçarë nga brenda LDK-në, pra duke llogaritur në apetitet e disa personave brenda LDK-së të cilët mund të shohin ndonjë oportunitet në ngritjen e tyre karrieriste brenda LDK-së, e që në të ardhmen do t’i shërbejnë atij.

Prandaj, z. Kurtin e keni dëgjuar me dinakri që një ditë të lavdëron dikend nga LDK-ja, dhe ditën tjeter të sulmoj dikën tjetër. Kjo në fjalë popullor do të ishte e barabartë me “Të vran natën e të qan ditën”

Sot kundër veprimeve të z.Kurti duhet të ngritën jo vetëm të gjithë antarët e LDK-së, por edhe qytetarët e Kosovës. Kurti sot është kundër LDK-së, pikërisht pasi që është LDK-ja ajo që po ja pa-pamundëson z. Kurti që Kosova të prishë marrëdhëniet me SHBA-të

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit