8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Acari po vjen, ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Rekomandime

Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell.

Prezenca e masave ajrore nga veriu do të ndikojë që në fushat termike të kemi rënie, sidomos në vlerat e minimaleve.

- Advertisement -

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, në viset malore për 2 gradë më ulët në dy vlerat ekstreme, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius.

Të hënën vende-vende parashihen fjolla të dobëta bore. Në mëngjes dhe gjatë orëve të vona të ditës parashihen ngrica, prandaj apelohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik.

Masat e ftohta mbeten prezent deri ditën e enjte, ku më tej parashihet ardhja e masave të ajrit nga jugu dhe jugperëndimi i vendit gjë që do të ndikojnë në rritjen e grafikut të fushave termike.

- Advertisement -

Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit