5 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

“Surroi më i pasur se gjithë komandantët bashkë, në 2004 deklaroi 40 milionë euro pasuri”

Rekomandime

Dhjetë më të pasurit e Kosovës kanë buxhet, që ia tejkalon buxhetit të vendit, që mezi arrin në një miliardë e gjysmë euro, më pak se pasuria e një lojtari të futbollit, jo aq të njohur të shteteve të vogla kapitaliste të botës. Gjysma e më tepër e këtij buxheti ndahet për kategoritë sociale, pensionistë, kategori të luftës, si dhe për arsim shëndetësi, ministri, komuna etj.

Në mediat shkruhet e flitet për pasuritë e supozuara të Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Adem Grabovcit, Kadri Veselit, Azem Sylës, Xhavit Halitit, Fatmir Limajt, Dardan Molliqajt, dhe të tjerëve, të cilët, të gjithë tok, nuk e arrijnë as gjysmën e pasurisë së deklaruar të Veton Surroit, që del të jetë i fundit nga 11 më të mëdhenjtë e më të pasurit aktualë të Kosovës.

- Advertisement -

Po prezantojmë në pasqyrë të 10 më të pasurve të Kosovës të botuar në Albeu com

Plot 40 milionë euro është pasuria e analistit kosovar, Veton Surroi, e shpërndarë në biznese, prona dhe shtëpi. Përkthyer në lekë del që Surroi të ketë mbi 5 miliardë lekë pasuri. Miliarderë duket se janë edhe politikanët e tjerë kosovarë. Deklarimi i pasurisë, i organizuar nga KQZ-ja dhe OSBE-ja nën presionin e UNMIK-ut, e ka detyruar atë, ashtu si dhe politikanët e tjerë kosovarë, të pohojë se është vërtet milioner. Tepër transparent, lideri i partisë së re kosovare “Ora” ka deklaruar se pasuria shumëmilionëshe i vjen nga kompania mediatike “Koha”, shtypshkronja, si dhe pronat e trashëguara e ato të blera në Prishtinë. Viti 2004.

Nga 35 mijë biznese private aktive në Kosovë, dhjetë për qind e tyre vlerësohet të kenë pasuri prej disa milionave eurosh. Njerëzit më të pasur të këtij vendi, sipas biznesmenëve kosovarë, është shumë vështirë të identifikohen. Për ta më shumë flitet, se sa ka të dhëna konkrete. Vetë biznesmenët kanë folur për njëri-tjetrin, duke provuar në mënyrë të lirë të shpallin më të pasurin e Kosovës.

- Advertisement -

Dhe, ja tek vjen renditja…

Behxhet Pacolli – “Mabetex” (Mbi 400 milion euro)

- Advertisement -

Vëllezërit Devolli – “Devolli”

Ekrem Lluka – “Dukagjini”

Ramiz Kelmendi – “Elkos” (Rreth 100 milion euro)

Remzi Ejupi – “Eurokoha”

Vëllezërit Kuçi – “Benaf”

Hetem Ramadani – “Salbatring” (Rreth 90 milion euro)

Nebih Zariqi- “Standard”

Vëllezërit Besimi – “Getoari”

Ibrahim Bucaliu – “Hib Petrol”

Veton Surroi 40 milionë euro, pasuri e deklaruar në vitin 2004

( Albeu com. 10 milionerët e Kosovës)

II.

Asnjëri, prej më të pasurve të Kosovës nuk ka “prejardhje” nga UÇK-ja

Çuditërisht asnjëri prej këtyre 10 më të pasurve nuk ka prejardhje nga UÇK-ja, por pasurimi i tyre nuk i pengon askujt, pavarësisht si është ngritur, në cilën kohë, nën ndihmën e kujt, para, gjatë dhe pas luftës.

Në mediet e klaneve kapitaliste të Kosovës, si në mediet: Koha Ditore, Ekspres, Bota Sot, Zëri, Klan Kosova shkruhet për pasuritë e supozuara të Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Adem Grabovcit, Kadri Veselit, Azem Sylës, Xhavit Halitit, Fatmir Limajt, Dardan Molliqajt, dhe të tjerëve, të cilët, të gjithë tok, nuk e arrijnë as gjysmën e pasurisë së deklaruar të Veton Surroit, që del të jetë i fundit nga 11 më të mëdhenjtë e më të pasurit aktualë të Kosovës.

Në mediet e tyre, për çdo ditë piketohen ish komandantët e luftës si profiterë, zhvatës, plaçkitës të pasurisë shoqërore, vrasës, kriminelë lufte, njëjtë e pak më zi se në mediet e Beogradit, në të njëjtat valë, si në kohën e pushtimit kur këta e kishin mirë e më mirë me çdo regjim, si sot kur e kanë mirë e më mirë si me ata në Beograd ashtu edhe me ata në Bruksel.

Kapitalizmi i xhunglës në Kosovë ka fytyrën e vet të turpit kombëtar, sepse ka filluar të montohet në kohën e robërisë, mbi kurriz të shqiptarëve liridashës, sepse është shumëfishuar në kohën e luftës në Kosovë, mbi gjakun e derdhur rrëke për liri, në kohën kur regjimi i Milosheviqit, vriste, pushkatonte, masakronte, dëbonte shqiptarë liridashës dhe pretendonte ta spastronte Kosovës nga të gjithë ata që nuk e pranonin regjimin e tij, por jo edhe ata me të cilët e ndante fitimin. Njihen me emër e mbiemër ata të cilët përfituan sidomos gjatë luftës dhe e qindfishuan pasurinë e tyre, qysh në vitet e para të pas luftës.

Kapitalizmi i xhunglës në Kosovë ka fytyrën e vet të turpit edhe sot, sepse vazhdon të zhvillohet hovshëm, tani me një përzierje klasore, multietnike, politike, sepse zhvat djersën e shqiptarit deri dje të robëruar e të nëpërkëmbur, sepse zhvillohet mbi bazën e pabarazisë sociale, duke i përvetësuar, duke i shitur e duke i plaçkitur pasuritë e patundshme të Kosovës. Pagat më të larta në Kosovë i kanë drejtorët e Agjencisë së Privatizimit të pronave të Kosovës, pagë që arrin deri në 10.00o euro për një drejtor. Janë këta të cilët ndajnë e përvetësojnë miliardat nga shitja e pronave shoqërore. Këta, së bashku me 10 apo 20 më të pasurit e Kosovës i kanë përvetësuar të gjitha pronat dhe pasuritë e vendit.
Kështu po funksionin, po zhvillohet e po përparon Shteti i Kosovës, shteti i 10 apo 20 kapitalistëve, të cilët kanë pasuri sa krejt qytetarët e vendit. Ky shtet do ta ketë të ardhme të sigurt, krejt derisa i bindemi dhe krejt derisa pranojmë të na qeverisën, të na plaçkitin e të na rrjepin.

Na thonë se ka ikur njëherë e përgjithmonë koha e revolucioneve dhe përmbysjeve të regjimeve shfrytëzuese, sepse kjo qenka logjikë komuniste dhe kurrë më nuk do të kthehet.

Komunistët tani janë konvertuar në kapitalistë të xhunglës dhe jo vetëm mohojnë përkatësinë e tyre të dikurshme klasore, por në deklaratat e tyre dalin të jenë shumë më antikomunistë, sesa ata kishin qenë të etiketuar si ballistë apo nacionalistë.

Ja cila është pasuria e krerëve të Kosovës, e paraqitur herrë pas herë në medie nga Agjencioni kundër Korrupsionit për vitin 2014, e cila tani është rritur e shumë fish

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit