6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

“Adem Jashari e Hashim Thaçi s’kanë folur 6 vjet”, çfarë thotë familja Jashari

Rekomandime

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, mbrëmë në emisionin Pressing, duke rrëfyer për luftën për herë të parë, ka treguar se gjashtë vjetët e fundit të jetës së tij heroi kombëtar Adem Jashari nuk ka komunikuar fare me tash presidentin Hashim Thaçi. Por, familja Jashari një deklaratë të tij po e cilëson thjesht fjalim në kohë fushate, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Në një përgjigje për Gazetën Express, kreu i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë shkurtimisht se nuk merren me fjalime apo intervista të kujtdo qofshin ato, pa ia përmendur emrin Rexhep Selimit.

Tutje, ai ka thënë se këto janë thjesht deklarime në kohë fushate.

“Po më vjen keq po nuk merremi me fjalime apo intervista të kujtdo qofshin ato në fushatë”, ka thënë Bekim Jashari.

- Advertisement -

Mbrëmë, ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se në gjashtë vjetët e fundit të jetës së Adem Jasharit ai nuk ka pasur asnjë komunikim me Hashim Thaçin, derisa ai shtoi se kjo, sipas tij, tregon mjaft se çfarë raportesh kanë pasur ata dy.

“Nuk mund të shpjegoj gjithçka për arsye të rrethanave tjera, por nëse Adem Jashari dhe Hashim Thaçi janë njohur një ditë dhe ato kanë qenë njohje para themelimit të UÇK-së, pra kanë pasur komunikime dhe këto janë shkëputur për rreth gjashtë vitet e fundit të jetës së Adem Jasharit kjo tregon diçka. Mendoj se ky është argument se kush ka qenë relacioni. Në gjashtë vitet e fundit të jetës nuk ka komunikuar me Thaçin dhe me ndonjë tjetër eventualisht.

- Advertisement -

E kam ditur këtë dhe kurrë s’kam tentuar të përfitoj mbi këtë relacion”, tha Selimi në Pressing.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit