2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Adriatik Kelmendi: Ja kush po i frikëson Albinin e Isën?

Rekomandime

Publicisti Adriatik Kelmendi, ka analizuar situatën e krijuar në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, parti këto që siguruan mbi 50 për qind të votave.

- Advertisement -

Kelmendi, thekson se tani frika e tyre është se mos po “e bluajnë” njëra-tjetrën, derisa sipas tij votuesit e tyre nuk e kanë pasur këtë frikë.

“Derti e frika kryesore e qytetarëve është se, mos edhe kësaj here, njëjtë si më 2017-n, për shkak të kapriceve e kalkulimeve të politikanëve, vullneti i tyre i shprehur në zgjedhje nuk do të arrijë të vihet në jetë”, u shpreh ai.

Sipas Kelmendit, dështimi i takimit i të së hënës, i paralajmëruar me pompozitet si takim kur përfundimisht do të nënshkruhej marrëveshja e koalicionit LVV-LDK, e vërtetoi një hamendje të ditëve të fundit.

- Advertisement -

“Kurti dhe Mustafa, po, kishin caktuar grupet punuese për të punuar në program të përbashkët, por edhe kishin blerë kohë, duke mbajtur letrat e pokerit në dorë deri në çastin e fundit. Kur letrat u hapën, u pa se, megjithatë, të dy liderët nuk mendojnë njësoj për ndarjen e fuqisë institucionale ndërmjet partive të tyre.

Pra, ata të dy, bashkë me grupet e tyre punuese, ironikisht e patën shumë të lehtë të arrijnë pajtueshmëri për çështjet të cilat i kishin ndarë skajshmërisht gjatë shumë vjetëve – siç janë demarkacioni, “Zajednica”, dialogu me Serbinë dhe taksat – por po marrin në thua kur po flitet “hise” në institucione, ndarjen e posteve.

- Advertisement -

Një fjalë përkufizuese e përbashkët e kësaj çfarë po shohim pa asnjë dyshim është – frika”, tha ai në një vështrim të publikuar në koha.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit