Aeroplani me të cilin po udhëtonin piloti Owen Leipelt dhe pasagjerja e tij u përplas në ujë dhe ata arritën të filmonin me një celular kundra ujit.
Motorët e aeroplanit ndalën së funksionuari dhe Owen e pasagjerja përfunduan në det duke pritur që të vinte dikush t’i shpëtonte.
Ndërkohë, ata po filmonin ndërsa pluskonin në ujë dhe digjeshin nga kandilët e detit.
Edhe pse sapo ishin rrëzuar nga qielli ata të dukeshin gjakftohtë ndërsa shihnin nga qielli duke pritur për ndihmë.
Leipelt paralajmëroi kontrollin e trafikut ajror për incidentin, ndërsa ai vazhdonte të qarkullonte mbi vendin e përplasjes të martën.
Duke folur për ‘uljen’ piloti shpjegon:
I erdhëm ujit rrotull duke ulur lartësinë derisa prekëm ujin dhe impakti ishte minimal, nuk ishte fare e vështirë dhe menjëherë hapëm derën dhe dolëm nga aeroplani.”