7.2 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Afati për marrëveshjen Kosovë -Serbi muaji shtator?

Rekomandime

Që kur Richard Grenell është emëruar në pozitën e Përfaqësuesit Special Presidencial të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi është thënë se dëshiron të arrijë një marrëveshje sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Fillimisht ishte përmendur pranvera e këtij vitit si koha kur Grenell dëshiron arritjen e një marrëveshje finale mes Prishtinës dhe Beogradit.

- Advertisement -

Megjithatë zhvillimet politike në vend me refuzimin e Kurtit për heqje të taksës pa kushte, më pas rrëzimi i Qeverisë dhe pandemia COVID-19 kanë bërë që dialogu Kosovë-Serbi të mos rinisë dhe procesi i nisur nga Grenell të mbetet vetëm më 3 marrëveshje.

E tashmë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thotë se Richard Grenell dëshiron të arrijë një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë në muajin shtator.

“Ai e dëshironte marrëveshjen si qëllim kryesor. Në tetor më tha se dëshiron marrëveshje në shkurt, dhe tash dëshiron të arrihet marrëveshja deri në shtator”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Aktualisht për rinisjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është riaktivizuar edhe Bashkimi Evropian më të dërguarin e posaçëm, Miroslav Lajçak.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, ka thënë se Lajçak dhe Borell nuk kanë ndasi sa i përket çështjes së dialogut Prishtinë-Beograd.

- Advertisement -

Stano ka thënë se Brukseli është duke punuar drejt një marrëveshje të suksesshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Një dialog të drejtuar nga Bashkimi Evropian e mbështesin fuqishëm edhe nga Gjermania.

Shtetetet e Bashkuara të Amerikës të përfaqësuara nga Grenell deri tani përpjekjet e tyre për rinisjen e dialogut i kanë udhëhequr të vetme, pa përfshirjen e BE’së.

Ndasitë mes Brukselit dhe Washingtonit janë të dukshme. Për këtë kohë më parë kishte folur edhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i cili kishte thënë se në këtë mes ajo që po dëmtohet më së shumti është Republika e Kosovës.

Aktualisth nuk dihet se kur potencialisht mund të rinisë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Grenell aktualisht gjendet në Washington duke ushtruar detyrën e tij të udhëheqësit të Agjencive të Inteligjencës derisa Mirsolav Lajçak deri tani ka zhvilluar vetëm telefonata me krerët politik në Prishtinë e Beograd por pa pasur një datë të saktë se kur mund të ketë një rinisje të procesit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit