8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Gjuriq: Kurti i frikësohet Vuçiqit prandaj po shpik arsye për të mos vazhduar dialogu

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është në panik dhe i frikësuar për të rinisur dialogun dhe bisedimet me Serbinë në një tavolinë ku do ta ketë përballë presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Gjuriq ka thënë se qeveria e Kurtit ka vendosur taksa shtesë dhe se po shpik arsyetime për të mos e vazhduar dialogun.

- Advertisement -

“Për të parandaluar rinisjen e dialogut, ai dhe qeveria e tij janë duke vendosur taksa shtesë dhe po shpikin arsye për të parandaluar dialogun”, ka thënë Gjuriq shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Gjuriq, gjithashtu, ka folur edhe për procesin që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese rreth dekretit të presidentit, Hashim Thaçi. Sipas tij, i gjithë procesi po bëhet për të shtyrë formimin e qeverisë së re në të cilën Kurti nuk do të ketë ndonjë rol kryesor.

Në fund ai ka thënë se situata në Kosovë është e rëndë dhe u ka bërë thirrje serbëve që të mos përfshihen në atë që e ka quajtur “konflikt ndërshqiptar”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit