0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Afrohet ‘cikloni evropian’ edhe në Kosovë dhe rajon!

Rekomandime

Cikloni i fuqishëm evropian i cili shkaktojë përmbytje katastrofike në Evropë tani po i afrohet rajonit tonë duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të motit.

Cikloni do të dobësohet pak, por prapë do të jetë mjaftueshëm i fuqishëm për të shkaktuar reshje të dendura shiu dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

- Advertisement -

Reshje dhe përmbytje me përmasa katastrofike sikur në Gjermani dhe Belgjikë nuk priten, mirëpo MeteoBallkan thekson se reshjet e ditëve të ardhshme nuk duhet asesi të nënvlerësohen, ngase në këto raste nuk përjashtohet mundësia e krijimit të disa stuhive të cilat pritet të prodhojnë sasi të mëdha reshjesh brenda pak orëve. Rrebeshet intensive janë të paevitueshme dhe nuk pritet të jenë të distrubuara në mënyrë të barabartë në tërë territorin e Kosovës.

Disa vise pritet të përmbyten, ndërsa vise tjera priten më pak reshje. Është e pamundur me përcaktu në mënyrë shumë të sakte se ku priten rrebeshet më të fuqishme sepse modelet nuk mund të përcaktojnë me saktësi 100% vendin egzakt se ku krijohet dhe si zgjerohet një stuhi. Parametrat janë për tërë territorin mjaft të larta, tani mbetet të shohim zhvillimin e tyre.

Rrebeshet apo reshjet nuk do të jenë të pandërprera. Ndërmejt rrebesheve do të ketë periudha të gjata pa reshje sidomos në mëngjes dhe paradite. Probabiliteti më i lartë për reshje të mëdha do të jetë pasdite dhe në mbrëmje, duke mos përjashtuar edhe orët e natës.

- Advertisement -

Moti mjaft jo-stabil me rrebeshe herë pas here intensive pritet të zgjasë të paktën deri të martën, por edhe nga e marta nuk pritet stabilizim i motit, por mund të kemi ulje në intensitetin e reshjeve.

Rrebeshe dhe stuhi shumë të fuqishme me përmbytje të paevitueshme priten në Bosnjë dhe Serbi.

- Advertisement -

Rrebeshe dhe stuhi priten edhe në Maqedoninë e Veriut dhe nga e diela/hëna edhe në Shqipëri./Meteoballkan

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit