13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Agim Bahtiri e shan me nënë qytetarin që këmbëngulte t’i bënte pyetje Kurtit

Rekomandime

Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në lagjen Iliridë të Mitrovicës Jugore përfundoi me tollovi.

Atë e shkaktoi një qytetar që tentoi disa herë ta marrë fjalën për, siç u arsyetua, t’ua parashtrojë disa pyetje kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Në këto raste reagoi mbrojtja e afërt e këtyre të fundit, por edhe aktivistë.

Madje i ashpër u tregua edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtirin që tentoi ta zgjedhë problemin vetë.

“Lëshomëni bre, Lëshomë… kush është ai ia q….. atë nanë…”, dëgjohet të ketë thënë Bahtiri.

- Advertisement -

Kjo situatë nuk e shqetësoi Kurtin i cili tha se ka kaluar mirë edhe në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës, ku pas tubimit hasi në një grup serbëve nacionalistë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit