14.3 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Kush është Jordan Kamçev, biznesmeni i arrestuar në Shkup që dha 11 milionë euro garanci për të hequr masën e paraburgimit

Rekomandime

Biznesmeni Orce Kamçev sonte ose më së voni deri nesër do të lirohet pasi Apeli ia ka hequr paraburgimin, konfirmojnë nga gjykata.

“Apeli i të paraburgosurit është lënë në fuqi, vendimi është ndryshuar, pra është pranuar garancia dhe është hequr masa e paraburgimit”, thonë nga Gjyata e Apelit.

- Advertisement -

Nga Gjykata shtojnë se Kamçevit i është caktuar masa e kujdesit, përkatësisht të paraqitet në gjykatë një herë në javë dhe të mos largohet nga vendbanimi, përkatësisht të mos largohet nga Shkupi.

Siç mësojmë nga mbrojtja e Kamçevit, ai ka ofruar një garanci prej 11 milionë eurosh, e cila përbëhet nga prona dhe para në dorë.

Por kush është Jordan (Orce) Kamçev?

- Advertisement -

Jordan (Orce) Kamçev është njëri prej të dyshuarve në rastin “Perandoria”, por edhe për rastin “Parcela në Vodno”, ndërsa në opinion njihet si njeriu më i afërt i ish-Drejtorit për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov.

Në rastin “Parcela në Vodno” i dyshuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, për të cilin hetimi ka treguar se me para të partisë ka blerë pronë në vlerë prej 1,3 milionë euro.

- Advertisement -

Biznesmeni i afërt me Gruevskin, pronar i shumë kompanive gjigande në Maqedoni, është i dyshuar edhe në procesin gjyqësor “Perandoria”, ku hetohet për krim financiar, konkretisht për pastrim parash përmes kompanive në Maqedoni dhe kompanive offshore të regjistruara në vende të huaja.

Jordan Kamçev është drejtor i kompanisë “ Orka Holding”, të themeluar që nga viti 1990 nga babai i Jordan Kamçevit, Ilija Kamçev.

“Orka Holding” është aksionere e kompanive më të mëdha në Maqedoni, si spitali “Acibadem Sistina”, kompania e ndërtimit “Beton Shtip”, “Stopanska Banka”, kombinatin bujqësor “Pelagonija”, “OK Hotel”, restorantin elitar “Sushiko”, pronar i gazetës së përditshme “Nova Makedonija”, etj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit