4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Agim Bahtiri i “lutet” LDK-së dhe Isa Mustafës për marrëveshje

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka bërë thirrje Kryesisë, Këshillit të Përgjithshëm dhe kryetarit të LDK’së, që të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje para seancës inauguruese të Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bahtiri ka thënë se qytetarët po presin me padurim që të arrihet një marrëveshje e tillë.

“Për hir të qytetarëve, largimit të së keqes dhe kthimit të normalitetit në vend, apeloj të LDK-ja të heq dorë nga disa interesa momentale dhe ta nënshkruaj sot marrëveshjen”, ka shkruar Bahtiri.

Thotë se qytetarët u kanë besuar qeverisjes dhe se nuk guxojnë t’i zhgënjejnë.

- Advertisement -

“Kërkesës time mendoj se i bashkëngjiten qindra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët janë në ankth dhe ne nuk guxojmë t’i zhgënjejmë, pasi që qytetarët kësaj radhe kanë treguar vendosmëri për të dalë nga terri. Qytetarët na e kanë besuar qeverisjen, andaj ne duhet ta qojmë në vend vullnetin e tyre së bashku”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit