4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ahmeti tregon për gjendjen e të infektuarve me koronavirus në Prishtinë

Rekomandime

I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu është drejtuar edhe një herë qytetarëve për vazhdimin e respektimit të rregullave të vendosura nga institucionet, pas konfirmimit të 10 rasteve të reja me koronavirus në kryeqytet.

- Advertisement -

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka treguar për gjendjen aktuale të të infektuarve të mbrëmshëm, ku tutje shtoi se sot dhe nesër do të testohet mbi 100 kontakte të këtyre të infektuarve.

“Ne do ta bëjmë punën tonë por kërkojmë bashkëpunimin tuaj në ruajtjen e distances, respektimin e vetëizolimit nqs keni pas kontakte pa marr parasysh rezultatit pozitiv apo negativ në testimin e parë.

Ju uroj mbrëmje të këndshme e ne sot e nesër do të testojmë mbi 100 kontakte”, ka shkruar Ahmeti.

- Advertisement -

Statusi i plotë i tij:

“Në një konferencë për media sot sqaruam situaten sa i përket Covid19.

- Advertisement -

Deri më sot në Prishtinë kanë qenë 106 raste me dy fatalitete. Raste aktive sot në Prishtinë i kemi 31.

Dje kemi pas një numër më të madh me rreth 10 të infektuar dhe të gjitha rastet janë prej një personj i cili ka infektuar disa në vendin e tij të punës. Pacienti është testuar të premten dhe ka dal pozitiv. Ndërkohë gjatë javës i ka dërguar fëmijët në çerdhe. Pas testimit të fëmijëve edhe ata kanë dal pozitiv dhe ne jemi detyruar të mbyllim dy çerdhet për dezinfektim ndërsa fëmijët e klasës janë dërguar për testim. Fëmijët e atyre klasëve nuk do të mund të shkojne në çerdhe për dy javë pavarësisht rezultateve, ndërsa edukatoret e klasëve shkojnë në vetëizolim.

Në një çerdhe tjetër jemu detyruar ta mbyllim për shkak se bashkëshorti i një punonjëse ka testuar pozitivisht. Kemi dezinfektuar çerdhen dhe në rast të rezultatit negativ çerdhja vazhdon normal funksionimin..

Dy të parat janë Lulevera dhe Buzëqeshja ndërsa e treta Xixëllonjat.

Ne jemj të vetëdijshëm se me rihapjen do të shtohej numri. Por tani duhet ta kontrollojmë pëehapjen. Ne do ta bëjmë punën tonë por kërkojmë bashkëpunimin tuaj në ruajtjen e distances, respektimin e vetëizolimit nqs keni pas kontakte pa marr parasysh rezultatit pozitiv apo negativ në testimin e parë.

Ju uroj mbrëmje të këndshme e ne sot e nesër do të testojmë mbi 100 kontake”. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit