10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ahmeti: Zbatoje ligjin kryeministër, mos e luaj skifterin me Bregovicin në Korçë, e pulën me bendin çetnik në veri

Rekomandime

Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti ka reaguar pas përformimit për herë të dytë të bendit Riblja Corba në veri të Mitrovicës.

- Advertisement -

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka akuzuar kryeministrin Kurti se po sillen si skifter ndaj Bregoviçit në Korçë, ndërsa sikur pulë ndaj bendit fashistë, dhe çetnik në veri.

“Lehtë është me debatu e me e lu skifterin për Goran Bregovicin ne Korçë, që në rrethanën me të vështire është gabim i pështirë estetik dhe kulturor i organizatoreve.Por, nuk tolerohet me u sjelle si pule e me u arsyetua për mos ndaljen e bendit çetnik e fashist Riblja Corba”, shkroi Ahmeti në reagimin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Lehte është me debatu e me e lu skifterin për Goran Bregovicin ne Korçë, qe ne rrethanën me te vështirë është gabim i pështirë estetik dhe kulturor i organizatoreve.

Por, nuk tolerohet me u sjelle si pule e me u arsyetua për mos ndaljen e bendit çetnik e fashist Riblja Corba. Ata vijnë ne veri për te fyer shqiptaret dhe për te treguar se aty është Serbi, mesazh qe ne asnjë rrethane nuk synon as nuk do ta kishte te mundur Bregovic ne Korçë.

- Advertisement -

Kryeministri ka kompetence dhe mundësi t’i ndale. Krejt çka duhet është një veprim për shpalljen e tyre persona padëshirueshëm për shkak te gjuhës fashiste ndaj komunitetit shumice ne vend.

Ne fakt e ka edhe obligim ligjor t’i ndale. Duhet respektuar ligji për mos nxitje te urrejtjes etnike e fetare.

Zbatoje ligjin kryeministër.

Sepse nuk bene me qene skifter me Korçën e pule me veriun.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit