1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Akademiku i LDK’së shau me nënë në Kuvend: Çka thotë rregullorja e Kuvendit?

Rekomandime

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, është dëgjuar në seancën që po mbahet në këto momente duke fyer rëndë.

Nuk dihte se kujt i është drejtuar kjo fyerje, por ndodhi pas polemikës që kryeministri Kurti e pati me liderin e LDK-së, z. Lumir Abdixhikun.

- Advertisement -

Phu t’q*fsha tradhtarin e nanës” – dëgjohet duke thënë z. Shala.

Duket se deputeti i LDK-së e ka pasur mikrofonin ndezur, por pa e ditur një gjë të tillë.

- Advertisement -

Për një gjë të tillë ka shkruar edhe z. Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së duke e ndarë edhe një video ku dëgjohet sharja.

Çka ndodh me deputetin që përdorë gjuhë joparlamentare?

- Advertisement -

Së pari vjen vërejtja. Sipas nenit 65 të rregullorës së Kuvendit, në rast se deputeti përdorë gjuhë joparlamentare, së pari kryesuesi i seancës i jep vërejtje.

“Kur deputeti ose anëtari i Qeverisë përdor gjuhë joparlamentare, me sjelljen e tij pengon zhvillimin e seancës plenare ose cenon rregullin e saj, kryesuesi i seancës plenare i jep “vërejtje”, duke deklaruar se është duke përdorur gjuhë joparlamentare.”- thuhet në rregullore.

Koha e shpjegimit 2 minuta

Nëse deputeti vendos të kërkoj falje për gjuhen joparlamentare, koha që i ipet në dispozicion është 2 minuta.

“Në rast se deputeti ose anëtari i Qeverisë, ndaj të cilit është zbatuar masa, nga paragrafi 1 i këtij neni, kërkon të japë shpjegime për veprimet e tij ose gjuhën e përdorur, fjala i jepet në përfundim të seancës plenare të asaj dite, për jo më shumë se dy (2) minuta.”

Si mund t’i shpëtoj masave më të rrepta deputeti në këso raste?
Të kërkoj falje është rruga më e lehtë në këto raste. Nëse deputeti kërkon falje, masat ndaj tij anulohen.

“Në rast se deputeti ose anëtari i Qeverisë në po të njëjtën seancë kërkon publikisht ndjesë për sjelljen, për të cilën i është dhënë masa nga paragrafi 3 i këtij neni, masa anulohet nga kryesuesi i seancës.”

Largimi nga seanca

Nëse deputeti vazhdon të shkelë rregulloren, pas masave të parapare me rregullore, Ai mund edhe të largohet nga seanca.

“Kur deputeti ose anëtari i Qeverisë përdor fjalë fyese, cenon personalitetin e kryesuesit të seancës ose deputetit, ose vazhdon të bëjë shkelje, pasi më parë në të njëjtën seancë janë zbatuar masat, sipas nenit 65 të kësaj rregulloreje, kryesuesi i seancës merr masën “largim nga seanca plenare” për atë ditë.”- thuhet në nenin pasues.

Largimi nga seanca shoqërohet edhe me një sanksion tjetër e që është sanksionimi në kompensim.

“Masa “largim nga seanca plenare” shoqërohet me sanksion financiar të barabartë me
kompensimin për një seancë plenare.” – thuhet në rregullore.

Çka është gjuha joparlamentare sipas rregullores?

“Gjuhë joparlamentare: Përdorimi i fjalëve, shprehjeve dhe sinonimeve, të cilat lëndojnë ose fyejnë dinjitetin e deputetëve dhe personave të tjerë, nxisin urrejtje, mostolerancë dhe dhunë.”/Nacionale

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit