Akil Gjakova është përballur në gjysëmfinale të Evropianit në Lisbonë me zvicëranin Nils Stump.
Në kategorinë 73 kilogramë, Gjakova ka arritur të mposht me IPPON zvicëranin, Nils Stump.
Gjakova është kualifikuar në finale të Evropianit që po mbahet në Lisbonë dhe i ka siguruar një medalje shtetit të Kosovës.
Ai do të përballet në finale me izraelitin Tohar Butbul.